Politike

Soreca: Mirëpresim shtyrjen e votimit të ligjit për mediet audio-vizive, presim mendimin e Venecias

30 Janar 2020, 12:10 Nga DOSJA
Soreca: Mirëpresim shtyrjen e votimit të ligjit për mediet

TIRANË-Ambasadori i Bashkimit Europian Lugi Soreca ka mirëpritur vendimin e parlamentit për të shtyrë votimin e paketës “anti-shpifje”.Përmes një postimi në Tëitter, Soreca shprehet se po presin mendimin e Komisionit të Venecias, dhe inkurajon autoritetet shqiptare të adresojnë shqetësimet e mbetura të organizatave të mediave dhe komunitetit ndërkombëtar.

“Ne e mirëpresim vendimin e mazhorancës në pushtet për të shtyrë votën për Ligjin për audios vizuale për media. Ne mezi presim mendimin e Komisionit të Venecias dhe inkurajojmë autoritetet të adresojnë shqetësimet e mbetura të organizatave të mediave dhe komunitetit ndërkombëtar.”, shkruan Soreca në Twitter.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha nga Kuvendi se maxhoranca është tërhequr nga votimi i dekretit të Presidentit për ligjin e medieve audio-vizive, por jo për ligjin e AKEP, pasi për këtë s’ka pasur kundërshtime. Tërheqja sipas Ballës vjen, pasi ligji tashmë është në Komisionin e Venecias dhe do pritet një opinion prej tyre.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luigi soreca maxhoranca terhiqet nga anti-shpifja paketa anti shpifje luigi soreca maxhoranca terhiqet nga anti-shpifja paketa anti shpifje

Sondazh

Poll