Politike

Propozim kryeministrit: Nise KËTU betejën kundër ndërtuesve, ja ku e ke katin shtesë në mes të Tiranës!

30 Janar 2020, 11:34 Nga DOSJA
Propozim kryeministrit: Nise KËTU betejën kundër ndërtuesve,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, pas betejës me dhunuesit e mjekëve, policëve, arbitrave, atyre që shkelnin sigurinë ushqimore pas tronditjes nga tërmeti i 26 nëntorit, do të nisë shumë shpejt luftën me ndërtuesit që abuzojnë.

Nga Kuvendi i Shqipërisë, ku ka njoftuar dhe nismat e tjera, Rama u shpreh se shumë shpejt nis beteja me të gjithë ndërtuesit dhe tha se nuk i bëhet vonë edhe po u mërzitën.

Por, beteja fillon vetëm pas miratimit të ligjit.

Duke qenë se këto ditë kreu i qeverisë është lodhur shumë, se helbete ka qenë dhe në vizita në cilësinë e kreut të radhës së OSBE, por edhe duke shëtitur në “Avenue Toison d’Or”, duam ta ndihmojmë në nisjen e betejës së tij të radhës.

Po të tregojmë një foto zoti Kryeministër, është një godinë gjigande në mes të Tiranës, duket dhe nga dritaret e zyrës suaj. Është ndërtesa e Sky Tower, pronë e ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta, mu në zemër të Bllokut, ku siç shihet po ndërtohet prej disa muajsh një kat shtesë.

Nise nga këtu betejën, e ke dhe afër zyrës, mund të shkosh në këmbë dhe me kazëm në krah, siç bëje në kohën kur ishe në krye të bashkisë. 

Mos ik deri në Durrës e Thumanë, ja ku është pika nga niset beteja me ndërtimet dhe katet shtesë. Shembe dhe sekuestroje këtë godinë për të vërtetuar zotimin që bëre në Kuvend.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ndertimet ne tirane ndertimi te sky tower edi rama ndertimet ne tirane ndertimi te sky tower

Sondazh

Poll