Politike

Rama-Hajdarit: Fjalimet e tua, si ndërtime pa leje. S’është fyerje por opinion, ke gabime drejtshkrimore e leksikologjike,

30 Janar 2020, 12:04 Nga DOSJA
Rama-Hajdarit: Fjalimet e tua, si ndërtime pa leje. S’është

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikën me deputeten e opozitës, Rudina Hajdari. Rama tha se fjalimet e Hajdarit, janë njësoj si ndërtesat pa leje, për shkak të gabimeve në artikulim, drejtshkrim, leksikologji por edhe mendim.  Fjalimet e tua, Rudinë janë si ndërtime pa leje. Nuk po ju fyej, po ju vë re, problemet që keni në të menduar. Ndërkohë që unë s’fyej, jam opinionin tim. Konstatoj se ke probleme në rrugën e mendimit. Përveç gabimeve drejtshkrimore, leksikologjike, që është një gjë tjetër, ke edhe fjalë shumë të rënda. Në parlamentin anglez përshembull, është thënë edhe fjala idiot, por është opinion jo akuzë kriminale.

Për ironi ju duhet të dini shumë mirë që bota shqiptare që i nënshtrohej kanunit është njëshi. Po nuk e di, hajde se të çoj unë në Dibër, që të rrish 3 orë hidh e prit, të mos marrësh vesh gjë, e më pas të qeshin me ty. Po nuk do përgjigjie të hidhura, mos iu fut rrugës së fjalëve të rënda. Janë opinione këto të miat, ndërsa këto që jeni mësuar ju të bëni, janë niveli më i ulët i paturpësisë dhe poshtërsisë pikërisht për fëmijët që më përmende këtu.”-tha Rama.

Deklarata e Ramës u bë sot gjatë seancës plenare, ku kryeministri ka treguar nismën e radhës nga qeveria që është ajo kundër ndërtuesve që kanë abuzuar. E pikërisht ka qenë kjo temë që ka sjell një seri replikash, ofendimesh, ironishë e batutash me deputeten Rudina Hajdari.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rudina hajdari seancë plenare 30 janar 2020 edi rama rudina hajdari seancë plenare 30 janar 2020

Sondazh

Poll