Politike

Hajdari sulmon Ramën: Mos shpif, kush e mbështeti Dakon për betonizimin? Del foto me Merkelin për t’u dukur lider suprem (

30 Janar 2020, 11:26 Nga DOSJA
Hajdari sulmon Ramën: Mos shpif, kush e mbështeti Dakon për

TIRANE0 Deputetja Rudina Hajdari  ka sulmur kryeministrin Edi Rama për abuzimet me ndërtimet në vend, por edhe për situatën ekonomike dhe sociale në vend. Hajdari akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka mbështetur ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, në dhënien e lejeve të ndërtesave të shembura nga tërmeti. Ajo theksoi më tej se Rama shkon bën foto me Merkelin dhe Presidentin e KE-së që të duket si lider suprem, teksa ceku më herët edhe çështjen e shërbimit shëndetësor që siç tha Hajdari nuk funksionon.

Fjala e plotë e Rudina Hajdarit:

E dëgjuat Kryeministrin? Foli sikur s’ka qenë kurrë në Shqipëri, dhe nuk di çfarë bëhet me ndërtimet, sikur nuk ka qenë kurrë kryetar bashkie dhe kryeministër. Kush e mbështeti betonizimin e Durrësit dhe Vangjush Dakon? Po ti del dhe flet këtu vetëm se do të dukesh do të dalësh në televizor. Nuk ngopesh shkon takon Angel Merkelin, takon Presidenten e KE vetëm për të bërë foto me to. Endesh në Europë për egon tënde, do të tregosh se je lideri suprem..Mos shpifni. Shqiptarët ju kanë votuar. I keni vënë kryebashkiakë me rekorde krimnale dhe e keni çuar këtë vend keq e më keq. Flisni me shqiptarët ashtu si duhet folur.  Ju lutem kini pak ndërgjegjie dhe flisni me shqiptarët siç duhet folur. Thojuni se sot nuk ndërtohet dot asnjë mur, pa u dhënë ryshfet. Administrata është komplet e korruptuar, pastrojini administratorët. Ju lutem, shpifje thoni ju, sepse jeni ju që sot Shqipëria nuk ka spitale me kushte normale. Shqipëria s’ka kushtet më minimale, por kur vjen ministrja bëhet sikur ka punë, se i thuhet stafit rregullojeni se po vjen ministrja. Sot, z.kryeministër s’është shpifje të thuash se s’ka infrastrukturë në shkolla, ka dobësim total të cilësisë së arsimit, ka një dobësim total të kultivimit të gjeneratës së re. Kemi mësuesë që mungojnë e sillen si duan nëpër shkolla. Sot kemi akoma studentë nëpër rrethe, gati 12 mijë studentë që ecin me kilometra për të shkuar nëpër shkolla. Ka fëmijë që s’kanë ku të shkojnë dhe të mësojnë. Ky është realiteti. S’është shpifje të themi se s’ka ngrohje në shkolla, s’ka klasa. Ju flisni për ndërtimet pa leje, sikur i keni zgjidhur të gjitha. Thuajua, po po. Që PPP-të po varfërojnë shqiptarët, që ka 2 vite që koncesionet që jepen për rrugë janë prokoruar me një vlerë 90% më të lartë. Thuaj që kontrata e Check-up është korruptive, që rrugët e prokuroruara shkojnë në miliona euro. Shpifje janë këto? Këto s’janë shpifje, sot paguajnë më shumë se çdo vend për litrin e naftës. Jo vetëm se rajoni, por edhe se vendet e tjera që kanë standart më të lartë jetese. Janë shpifje këto? Jo, z.kryeministër, ky është realiteti ynë. Ju jeni pjesë e këtij skandali. Sot në Shqipëri është krijuar modeli më i frikshëm, kemi një mentalitet të shthurur, sot po të ecësh thjesht në bllok, do shohësh çfarë ndodh në Shqipëri. Po të hipësh në një taksi, do e shohësh çfarë do të thotë. Ai që punon, ai trajtohet si skllav, ndërsa ai që merret me drogë, ka makinë të shtrenjtë dhe i trajton të tjerët si skllevër. Këtu kemi arritur një pikë kritike, dhe s’mund të vazhdojmë më në këtë mënyrë.

Më herë kryeministri Edi Rama deklaroi se  ka ardhur koha që të nisë disiplinimi i  ndërtimeve dhe arkitektët të mbajnë përgjegjësi për projektet e tyre deri në fund. Rama u shpreh i prerë se të gjitha ata ndërtues që shkelin lejet dhe bëjnë kate shtesë të ndëshkohen, do u sekuestrohet dhe shembet prona.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rudina hajdari seancë plenare 30 janar 2020 edi rama rudina hajdari seancë plenare 30 janar 2020

Sondazh

Poll