Politike

Sekretari i Federatës Europiane të Gazetarëve sms Ramës për Antishpifjen: Mos e miratoni këtë ligj të turpshëm të cens

30 Janar 2020, 11:05 Nga DOSJA
Sekretari i Federatës Europiane të Gazetarëve sms Ramës

EUROPË- Federata Europiane e Gazetarëve përmes një postimi në Twitter ka kundërshtuar paketën Anti-Shpifje që pritet të miratohet nga Kuvendi, e cila sipas saj cënon lirinë e mediave online në Shqipëri.

Sekretari i Federatës Ricardo Gutiérrez, i ka dërguar një mesazh kryeministrit Rama, që të tërhiqet nga ky ligj dhe të mos miratohet.

“Mesazhi ynë për kryeministrin shqiptar Edi Rama: Mos bëni para me këtë ligj të turpshëm të censurës duke e miratuar në Parlament. Të gjithë demokratët e kanë denoncuar atë.”- shkruhet në postimin në Twitter.

Gjthashtu Federata e Gazetarëve ka postuar edhe një shkrim të publikuar nga Këshilli Europës , ne të cilin kundërshtohet kjo paketë dhe tregohet ndërhyrja e instiucioneve shtetërore në lirinë e mediave online.

Më 3 korrik 2019, si pjesë e një reforme në gjyqësor, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë miratoi një seri ndryshimesh të njohura si “paketa kundër shpifjes” dhe duke synuar, sipas autoriteteve, të luftonte kundër shpifjes. Nëse miratohet nga Parlamenti, ndryshimet e propozuara në ligjet nr. 9918 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe Nr. 97/2013 “Për media vizive audio në Republikën e Shqipërisë” do të fuqizonin një organ administrativ shtetëror (Audio Autoriteti Visual Media) për të rregulluar përmbajtjen e publikuar nga media online. Projektligjet kërkojnë të forcojnë kontrollin mbi median në internet, pasi Këshilli i Ankesave, i cili është pjesë e Autoritetit të Mediave Vizuale Audio, mund të rrisë censurën duke urdhëruar heqjen e përmbajtjes në internet për arsye të mbrojtjes së “dinjitetit dhe intimitetit” të qytetarëve.

Pak ditë më parë presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje” pasi sipas tij,  Kuvendi nuk ka publikuar deri më tani përmbajtjen e akteve ligjore të saj, duke krijuar një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut. Sipas tij ligji shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik; të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit; standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Maxhoranca në 19 dhjetor të vitit të kaluar kaloi në Kuvend paketën e njohur si anti-shpifja dhe pse kundër saj kishte reaguar opozita, komuniteti i gazetarëve në vend dhe Evropë, por dhe institucione të ndryshme si BE apo KiE. Paketa u kundërshtua dhe nga OSBE, por një ditë para miratimit ky institucion ndyshoi qëndrim dhe u shpreh se do ndiqte hap pas hapi dhe mënyrën e zbatimit. Kundër paketës pati dhe protestë nga komuniteti i gazetarëvetë cilët kanë ngritur zërin për më shumë se një vit dhe para ditën e miratimit nga Kuvendit kundërshtuar këtë ligj dhe u shprehën se po instalohet censura. Por qeveria dhe Edi Rama u shprehën se paketa është e nevojshme dhe duhet të futet në zbatim shumë shpejt pasi duhet të dënohen shpifësit. Ligjet e ‘anti-shpifjes’ kundërshtohet pasi AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) dhe AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) marrin kompetencat e gjykatës dhe gjobat e majme që vendosen prej tyre duhet të ekzekutohen pa u shprehur një trup gjykuese. Këto institucione kanë mundësi dhe të mbyllin një media, pasi denoncimeve nga qytetarët.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dërgohet në kuvend paketa antishpifje paketa antishpifje dërgohet në kuvend paketa antishpifje paketa antishpifje

Sondazh

Poll