Politike

‘Hajde këtu mos bridh nëpër Tiranë’, Gramoz Ruçi i bën moral Ralf Gjonit: Rri nëpër kafe ti dhe kujtohesh, s’ka fj

30 Janar 2020, 12:09 Nga DOSJA
‘Hajde këtu mos bridh nëpër Tiranë’, Gramoz

Tiranë- Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka bërë moral  deputetit Ralf Gjoni, pasi ky i fundit ka kërkuar fjalën në Kuvend. Ruçi është shprehur ndaj Gjonit që të mos bëjë xhiro nëpër Tiranë e të pijë kafe, por të jetë prezent në Kuvend.

“Për procedurë ka 4 gjëra, se e merr për procedurë dhe abuzon, nëse ke gjë për seancën e ditës, për votimin, për gjë tjetër s’ka fjalë. Asaj i ka kaluar radha, mos pi kafe, mos bëj xhirro, nëpër Tiranë por të vije këtu dhe të flasësh. Rri nëpër kafe, ska fjalë për ty…”, u shpreh Ruçi.

Në seancën e sotme kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se maxhoranca është tërhequr nga votimi i paketës anti-shpifje, pasi do të pritet edhe opinioni i Komisionit të Venecias. Por kundër shtyrjes së votimit ka qenë Rudina Hajdari e cila tha se opozita ka regjistuar emrin për të folur dhe shtyrja nuk ishte diskutuar paraprakisht me ta. Më tej vijuan debatet mes Edi Ramës dhe Rudina Hajdarit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gramoz ruci ralf gjoni seancë plenare 30 janar 2020 gramoz ruci ralf gjoni seancë plenare 30 janar 2020

Sondazh

Poll