Politike

Dita Botërore e Paqes/ Meta: Fenomeni shqetësues i largimit të të rinjve nga vendi, t’i mbrojmë dhe t’u japim shpresë

30 Janar 2020, 11:28 Nga DOSJA
Dita Botërore e Paqes/ Meta: Fenomeni shqetësues i largimit të

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta në ditën Botërore të Paqes ka deklaruar  se duhet të reduktohet fenomeni i largimit, kryesisht të rinjve nga Shqipëria, duke shtuar se shqiptarët kanë nevojë për shpresë për të ardhmen e tyre.

Kreu i shtetit u shpreh se politika duhet të vihet në dispozicion të njerëzve, duke i dëgjuar në mënyrë që të shmangen largimet nga Shqipëria.

“Shpopullimi i vendit, fenomen shqetësues, i cili nuk ndodh në çdo vend, është situatë alarmante.Njerëzit kanë nevojë për shpresë për të ardhmen, të dekurajohet fenomeni i largimeve. Shqiptarët janë një popull shprese. Shqipëria mbetet e ngadaltë në rrugëtimin europian. Shpresa e shqiptarëve për integrimin në BE është më e pakët se ne vitet 90. Politika të vihet në dispozicion të njerëzve, shqiptarët duhen dëgjuar. Shqipëria të shpëtojë nga dimri i Europës. Rreth 300 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi. Nëse dikush këtu do të më thoshte se kjo ndodh kudo, nuk është kurrësesi në këto përmasa. Kemi të bëjmë me fenomen shpopullimi. Nëse nga Serbia largohet një serb, nga Shqipëria 5 shqiptarë. Kjo është situatë alarmante dhe dramatike dhe kërkon një përgjigje mbarëkombëtarë nga aktorët dhe qytetarët e saj. Ndaj dhe ati i Shenjtë theksoi se kërkohet që t’i bëhet thirrje ndërgjegjes morale. Ndaj duhet të nxisim procese të reja për t’u dhënë njerëzve shpresë për të ardhmen. Politika dhe politikanët duhet i vinin në shërbim të njerëzve të thjeshtë. Të drejtohemi duke i shërbyer njerëzve. Shqipëria ka një politikë e cila ende nuk po ecën në drejtimin e duhur. Sot shqiptarët kanë nevojë për një dialog të vërtetë. Ata duan që zëri i tyre të dëgjohet. Shqiptarët janë një popull shprese dhe këtë e kanë treguar. Shqipëria ka diell për të gjithë”, u shpreh Meta.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dita boterore e paqes ilir meta largimi i te rinjve dita boterore e paqes ilir meta largimi i te rinjve

Sondazh

Poll