Politike

Tërheqja e maxhorancës nga paketa anti-shpifje, PD: Fitoi fjala e lirë. Rama nuk e kaloi ligjin që kërcënon gazetarët me

30 Janar 2020, 11:58 Nga DOSJA
Tërheqja e maxhorancës nga paketa anti-shpifje, PD: Fitoi fjala e

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sot pas tërheqjes së maxhorancës nga miratimi i paketës anti-shpifje. Në një reagim në Facebook, në emër të Partisë Demokratike ka reaguar Albana Vokshi, e cila shprehet se sot fitoi fjala e lirë dhe Rama nuk mund të dënojë dot gazetarët me burg.

Më tej në nje reagim ish-deputetja tha se maxhoranca u tërhoq sot nga votimi pa i shkuar deri në fund nismës antikushtetuese, ndaj të cilës kanë dalë kundër gazetarët, opozita, Komisioni Europian, Këshilli i Europës, OSBE-ja.

Fitoi fjala e lirë. Edi Rama u betua për javë me rradhë që do të votojë në parlament paketën e censurës kundër medias online. Nuk la njeri pa kapur, gur pa lëvizur, por dështoi. U tërhoq sot nga votimit pa i shkuar deri në fund nismës antikushtetuese, kundër të cilës kanë dalë kundër gazetarët, opozita, Komisioni Europian, Këshilli i Europës, OSBE-ja.

Stërbetimet se do të rrëzojnë dekretin e Presidentit që ktheu ligjin antikushtetues, përfunduan si propagandë boshe. Kauza jonë e drejtë fitoi një betejë. Edi Rama nuk e kaloi ligjin që kërcënon gazetarët me burg dhe median online me mbyllje dhe gjoba. Pushteti i Edi Ramës po shkërrmoqet dita ditës. Të gjithë bashkë, ne mund t’ia dalim të ruajmë liritë tona, lirinë e shprehjes, lirinë e votës, lirinë zgjedhjes. #MosMaPrekFjalën”, shkruan Albana Vokshi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha nga Kuvendi se maxhoranca është tërhequr nga votimi i dekretit të Presidentit për ligjin e mediave audio-vizive, por jo për ligjin e AKEP, pasi për këtë s’ka pasur kundërshtime. Tërheqja sipas Ballës vjen pasi ligji tashmë është në Komisionin e Venecias dhe do pritet një opinion prej tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi maxhoranca terhiqet nga anti-shpifja paketa anti shpifje albana vokshi maxhoranca terhiqet nga anti-shpifja paketa anti shpifje

Sondazh

Poll