Politike

Maxhoranca shtyu miratimin e paketës anti-shpifje/ Presidenti Meta: Lajm shumë i mirë!

30 Janar 2020, 11:49 Nga DOSJA
Maxhoranca shtyu miratimin e paketës anti-shpifje/ Presidenti Meta: Lajm

Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka deklaruar se shtyrja e votimit të paketës “Anti-Shpifje” në Kuvend është lajm shumë i mirë.

“Ky është një hap pozitiv. Lajm shumë i mirë nuk është humbje për askënd. Reflektimi i sotëm i shërbën një qëllimi më të madh të përbashkët që është mbrojtja e të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe njëkohësisht garantimit të standardeve demokratike dhe europiane.”, u shpreh Meta.

I pyetur për faktin se kur do të dekretojë datën për zgjedhjet e reja në bashkitë ku pati probleme me kryetarët e bashkive të zgjedhur nga PS-ja ai u shpreh: “Presidenti vepron në respekt të Kushtetutës dhe ligjit dhe janë të parashikuar instrumentet si vihet në lëvizje“.

Në seancën e sotme kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se maxhoranca është tërhequr nga votimi i paketës anti-shpifje, pasi do pritet njëherë opinioni i Komisionit të Venecias. Por kundër shtyrjes së votimit ka qenë Rudina Hajdari e cila tha se opozita ka regjistuar emrin për të folur dhe shtyrja nuk ishte diskutuar paraprakisht me ta.

Maxhoranca në 19 dhjetor të vitit të kaluar kaloi në Kuvend paketën e njohur si anti-shpifja dhe pse kundër saj kishte reaguar opozita, komuniteti i gazetarëve në vend dhe Evropë, por dhe institucione të ndryshme si BE apo KiE. Paketa u kundërshtua dhe nga OSBE, por një ditë para miratimit ky institucion ndyshoi qëndrim dhe u shpreh se do ndiqte hap pas hapi dhe mënyrën e zbatimit.  Disa javë më parë presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje” pasi sipas tij, Kuvendi nuk ka publikuar deri më tani përmbajtjen e akteve ligjore të saj, duke krijuar një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut. Sipas tij ligji shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik; të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit; standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Pas kthimit të Metës, paketa anti-shpifje është rrëzuar në komisonet parlamentare dhe pritet që të rrëzohet edhe nga Kuvendi.  Kundër paketës pati dhe protestë nga komuniteti i gazetarëve, të cilët kanë ngritur zërin për më shumë se një vit dhe para ditës  së miratimit nga Kuvendi,kanë kundërshtuar këtë ligj dhe u shprehën se po instalohet censura.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta miratohet paketa anti-shpifje ilir meta miratohet paketa anti-shpifje

Sondazh

Poll