"Jack Smith arrestoi Thaçin kur Trump po punonte për marrëveshjen Kosovë-Serbi", Grenell: E turpshme që ai është ende në burg!
Foto SHBA- Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka reaguar së fundmi përmes një...
Në argumentin për këtë përjashtimin e trupës gjykuese, thuhej se ky proces shkel parimin e një gjykate të pavarur, pasi gjyqtarët e kësaj çështje janë të monitoruar, vëzhguar dhe mbikqyrur nga SPAK dhe BKH.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit për përjashtimin e trupës se gjyqtarëve që gjykojnë çështjen "Partizani". Gjyqtari i GJKKO, Erjon Çela vendosi që trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj të vijojë shqyrtimin e dosjes.
Në argumentin për këtë përjashtimin e trupës gjykuese, thuhej se ky proces shkel parimin e një gjykate të pavarur, pasi gjyqtarët e kësaj çështje janë të monitoruar, vëzhguar dhe mbikqyrur nga SPAK dhe BKH.
Malltezi tha gjithashtu se gjyqtarët e GJKKO nuk janë të lirë dhe se kontrollohen nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, KLGJ duhet të shprehej brenda 15 ditëve lidhur me rastin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur as tani pas 15 muajsh.
Gjithashtu në seancën e fundit, zëvendës Kryetari i GJKKO-së, ka vendosur mos pranimin e dorëheqjes së gjyqtares Elsa Ulliri nga çështja "Partizani" teksa ka filluar gjykimi në themel. Gjyqtarja Elsa Ulliri kërkoi dorëheqjen me arsyetimin se ishte në kushtet e papajtushmërisë, pasi ka kushërirë deputeten demokrate Andia Ulliri.
Çështja "Partizani"
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash".
Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë.
Foto SHBA- Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka reaguar së fundmi përmes një...
adriatik lapaj TIRANË- Shqipëria Bëhet ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që i dha mandatin e deputetit, Klea...
belind kellici TIRANË- Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi është shpre...
rruga TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e rrugës së re Bulqizë–Librazhd. Rama shkruan në postimin n&eu...
erion brace TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka shfrenuar gojën teksa i ka kthyer përgjigje një komentuesi në rrjetet sociale. ...
Endri Shabani dhe Arjan Konomi TIRANA- Kandidati për deputet i nismës "Shqipëria Bëhet", Arjan Konomi i është përgj...
Endri Shabani TIRANA- Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani ka folur për përplasjen me tij dhe kreut të nismës “Shqipëria ...
Pjesë nga videoja TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike n&...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke publikuar disa pa...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistrua...