Politike

Kamarieri u dhunua nga oficeri për një shishe ujë, Berisha: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar ndaj të riut në shërbim

Ai ka publiuar dhe një mesazh të "qytetarit dixhital".

27 Korrik 2025, 15:55 Nga M.B
Kamarieri u dhunua nga oficeri për një shishe ujë, Berisha:
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Vlorë ku një kamarier u dhunua nga oficeri i Policisë Kufitare në Dibër, Ardian Isufi, pasi ka dërguar një shishe uji gabimisht në tavolinën e tij. 

Berisha shkruan në rrjetet sociale se dënon me forcën më të madhe këtë dhunë të shëmtuar ndaj të riut në shërbim. Ai ka publiuar dhe një mesazh të "qytetarit dixhital".

Në mesazh shkruhet se Isufi së bashku me Laert Bimon, një person me rekorde të rënda kriminale kanë dhunuar kamarierin për shkak se ai u dha një bidon me shumë me ujë. Sipas mesazhit, ngjarja ka ndodhur mes turistëve dhe klientëve. 

POSTIMI:

Akt dhune dhe krimi! Ish-shefi i Qarkullimit në Vlorë godet kamarierin 17 vjeçar për fajin e vetëm se ju solli një shishe uji tepër! Dënoj me forcën më të madhe këtë dhunë të shëmtuar ndaj të riut në shërbim. Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Doktorr Nje super skandal ka ndodhur ne Vlore mbreme, eshte dhunuar kamarieri 17 vjecar per 1 shishe uje me teper qe coi ne tavoline. Ardian Isufi, ish shefi i qarkullimit Vlore se bashku me Laert Bimon, nje person me rekorde te renda krriminale kane dhunuar kamarierin per shkak se ai ju dha nje bidon me shume me uje. Ngjarja skandaloze e kryer nga njerez skandaloze dhe kriminele ka ndodhur mes turisteve dhe klienteve. Kjo ngjarje eshte nje kembane alarmi per te gjithe, ne momentin qe kur Krimi dhe uniforma e shtetit ndajne tavolinen bashke!

sali berisha

Sondazh

Poll