Politike

"Un i kam ofruar para?! Absurde!" Konomi flet për akuzat nga Shabani: I kam folur gjëra politike që të kënaqë egoizmin Endri dhe Zeqiri të tërhiqej

Konomi tha se është absurde fakti që mund t'i ketë dhënë lekë Shabanit. Ai u shpreh se mjaftueshë para ka shpenzuar për fushatën.

27 Korrik 2025, 22:07 Nga M.B
"Un i kam ofruar para?! Absurde!" Konomi flet për akuzat nga
Endri Shabani dhe Arjan Konomi

TIRANA- Kandidati për deputet i nismës "Shqipëria Bëhet", Arjan Konomi i është përgjigjur deklaratave të bëra nga kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani, pas akuzave të hedhura ditët e fundit.

“Mbasi mbaroi kjo, filluan ‘hajde gjejmë një zgjidhje’. E kupton? Vinte Arjan Konomi ‘jo po sa lekë do ai’, e të tjera… nuk shesin njerëzit dinjitetin“, u shpreh Shabani për Top Channel.

Nga ana tjetër, po në një intervistë për “Exclusive” në Top Channel, Konomi tha se është absurde fakti që mund t'i ketë dhënë lekë Shabanit. Ai u shpreh se mjaftueshë para ka shpenzuar për fushatën. Gjithashtu ai u shpreh se me Shabanin ka folur për gjëra politike që sipas tij "të kënaqë egoizmin Endri dhe Zeqiri të tërhiqej".

“Si mund të shpifë njeriu gjëra të tilla?! Unë po ofroj para? Para përse? Boll kam shpenzuar (qesh). T'i ofroj para Zeqirit? Është absurde! Pastaj çfarë është kjo? Unë nuk jam as oligark, as biznesmen, që të kem dhe para, se Zeqiri kërkon para shumë ndoshta. Nuk kërkon një biletë për Antalyia. Unë i kam mesazhet me Endrin, i kam thënë ‘do të bëhesh deputet? Do të mbështes, të flas me Adritaikun’ dhe i kam folur gjera politike që të kënaqë egoizmin e Endrit në mënyrë që të arrinim një marrëveshje politiken dhe Zeqiri të tërhiqej. Unë i kam thënë që nuk e kemi bërë këtë sakrificë… i jam lutur, përgjëruar, i kam kërkuar, kam dhjetëra mesazhe për t’i kërkuar që të arrihej një përfundim. Duke i ofruar gjëra politike, absolutisht para jo", tha Konomi.

endri shabani arjan konomi

Sondazh

Poll