Politike

"Kush ta sugjeroi, ajo k**va që ke rrotull?!", deputeti Erion Braçe shfrenon gojën me komentuesin

Komenti u bë poshtë videos së publikuar nga vetë deputeti ku fliste për cilësinë e bukës në vend.

28 Korrik 2025, 07:36 Nga DOSJA
"Kush ta sugjeroi, ajo k**va që ke rrotull?!", deputeti Erion
erion brace

TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka shfrenuar gojën teksa i ka kthyer përgjigje një komentuesi në rrjetet sociale. Braçe ka përdorur një fjalor të ofendues ndaj tij, një gjuhë dhe komunikim që nuk i qëndron aspak një deputeti. 

Në mesazhin e dërguar të JOQ, komentuesit ka treguar se deputetit i kishte komentuar tekstualisht: “Shko pyet atë gruan me restorantin tek rruga Margarita Tutulani si e bën bukën. E di ti, aty ku vodhe votat dhe servilat patronazhistë vraponin të fshihnin provat”

Komenti u bë poshtë videos së publikuar nga vetë deputeti ku fliste për cilësinë e bukës në vend. Pas këtij komenti, deputeti i ka shkruar në mesash privat qytetarit: “Kush ta sugjeroi, ajo k**va që ke rrotull?!

"Kush ta sugjeroi, ajo k**va që ke rrotull?!", deputeti Erion

Menjëherë pas këtij komunikimi, deputeti Braçe e ka bllokuar denoncuesin. Sipas JOQ i riu është shprehur se kishte gabuar rrugën në koment, pasi kishte dashur të përmendte rrugën “Marko Bocari”, ku ditën e zgjedhjeve u zbulua një zyrë e fshehur e patronazhistëve të PS. Me të parë kamerën e xhirimit, ditën e zgjedhjeve patronazhistët brenda u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në atë zyrë klandestine. Brenda zyrës patronazhistët po punonin në tavolinë dhe kishin laptopë. Teksa kamerat filmonin dhe një gazetare raportonte, Braçe del nga zyra dhe i quan banditë dhe u kërkon të largohet. 

erion brace

Sondazh

Poll