Politike

"Prisni edhe një muaj e pak dhe do të shihni", Këlliçi: Tërmet Peçi do të arrestohet pa hyrë në parlament

Paralajmërimin e tij, Këlliçi e bazoi edhe në përgjimet e bisedave të Erion Veliajt, i cili është shprehur se Peçi kandidoi për deputet për t’i shpëtuar arrestimit.

28 Korrik 2025, 09:49 Nga r.ll
"Prisni edhe një muaj e pak dhe do të shihni",
belind kellici

TIRANË- Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi është shprehur se për një muaj, opozita do të publikojë skandale të reja të qeverisë. 

I ftuar në A2CNN, ai ka paralajmëruar edhe arrestimin e ish-kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçit për korrupsion. Sipas tij ky arrestim do të ndodhë para se të marrë mandatin e deputetit. Paralajmërimin e tij, Këlliçi e bazoi edhe në përgjimet e bisedave të Erion Veliajt, i cili është shprehur se Peçi kandidoi për deputet për t’i shpëtuar arrestimit.

“Prisni edhe një muaj e pak dhe do të shihni, edhe skandalet e reja të qeverisë, edhe denoncimet e reja, do të shihni edhe çështjet e reja që do të ngrejë opozita… Nuk e dimë a do të ketë kohë që të futet në Parlament në shtator, apo do të arrestohet para shtatorit? Oreksi i Edi Ramës. Sa herë i është dashur, çdo dy tre muaj… Nuk të bën përshtypjen që Erion Veliaj në përgjime thotë që Agron Malaj dhe Tërmet Peçi po bëhen deputetë për t’i shpëtuar drejtësisë dhe kështu duhet të vepronte edhe ai. Por për ata kështu kishte vendosur Rama, për Veliajn kishte vendosur që duhet të bëjë burgun edhe për shokët.”, u shpreh Këlliçi.

belind këlliçi

Sondazh

Poll