Politike

Zjarret në vend/ Berisha publikon pamjet: Rama me satelit kontrollon tendat dhe karriget, Shqipëria në flakë si kurrë më parë

Ai shton se mbi 50 vatra zjarri përhapen me shpjetësi në të katër anët e vendit duke djegur pyje, pemishte por dhe banesa.

27 Korrik 2025, 18:30 Nga M.B
Zjarret në vend/ Berisha publikon pamjet: Rama me satelit kontrollon tendat
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke publikuar disa pamje nga situata e zjarreve në vend. Berisha shkruan se Shqipëria gjendet "nën flakë" si kurrë më parë. Ai shton se mbi 50 vatra zjarri përhapen me shpjetësi në të katër anët e vendit duke djegur pyje, pemishte por dhe banesa. Sipas tij, kryeministri Edi Rama me satelit kontrollon tendat dhe karriget duke shkatërruar mijëra vende pune.

POSTIMI:

Shqipëria në flakë si kurrë më parë! Mbi 50 vatra zjarri përhapen me shpjetësi në të katër anët e vendit duke djegur pyje, pemishte por dhe banesa. Ramaduro me satelit kontrollon tendat dhe karriget në betejë me Lali Vjedhësin duke shkatërruar mijëra vende pune!

sali berisha

Sondazh

Poll