Politike

Maxhoranca pret ‘Venecian’ për Anti-Shpifjen/ Miratohet amnistia për të burgosurit dhe ligji për kontrollin e banesave,

30 Janar 2020, 07:20 Nga DOSJA
Maxhoranca pret ‘Venecian’ për Anti-Shpifjen/ Miratohet

TIRANË- Maxhoranca dhe opozita vijojnë debatet në Kuvend, ku në rend të ditës janë disa projekt-ligje të rëndësishme. Që në nisje të seancës opozita është shprehur kundër maxhroancës për aktin normativ për dhënien e shtetësisë për pensionistët që duan të kalojnë të periudhë të jetës në Shqipëri. Disa deputetë të opozitës, Murrizi, Gjuzi dhe Lita u shprehën kundër duke thënë se vendi ynë do kthehej në një vend pensionistësh dhe kërkuan që mos të kalohej ku akt-normativ.

Përgjigjia, deputetëve të opozitës u erdhi nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili tha se modeli është testuar më parë në Portugali dhe ka rezultuar i suksesshëm. Po ashtu ai tha Shqipëria nuk kthehet në një vend pensionistësh.

Më tej, diskutimet u përqëndruan dhe tek paketa anti-shpifje që do kalonte sot përfundimisht nga Kuvendi, por maxhoranca u tërhoq. Sipas kreut të Grupit të PS, Taulant Balla, kjo tërheqeje bëhet vetëm për ligjin e mediave audio-vizive që t’i jepet kohë Venecias për të dhënë opinionin e saj.

I pranishëm ka qenë dhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka treguar nismën e radhës nga qeveria që është ajo kundër ndërtuesve që kanë abuzuar. E pikërisht ka qenë kjo temë që ka sjell një seri replikash, ofendimesh, ironishë e batutash me deputeten Rudina Hajdari. Mes tyre u shkëmben disa replika dhe akuza të ndërsjellta.

Mes diskutimeve për rendin e ditës, është votuar dhe miratuar ligji për amnistinë, dhe për pasojë 175 të dënuar do të lirohen nga qelintë ku vuajnë dënimin. Një tjetër ligj që u miratua është edhe ai për kontrollin e banesave, të cilat janë ndërtuar gjatë 50 viteve të fundit.

Kuvendi vijon diskutimet për rendin e ditës, ku do votohet akti normativ për shtetësinë e pensionistëve dhe ligji i ri për ndërtimet. Po ashtu maxhoranca do votojë dhe ligjin e ri për AKEP-in që ishte pjesë e paketës anti-shpifje. 

(J.V. A.B. F.G. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama paketa anti shpifje rudina hajdari seancë plenare 30 janar 2020 edi rama paketa anti shpifje rudina hajdari seancë plenare 30 janar 2020

Sondazh

Poll