Politike

Lirohet nga detyra zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë Erjon Luçi (Vendimi)

29 Janar 2020, 16:08 Nga DOSJA
Lirohet nga detyra zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë Erjon Luçi

TIRANË- Është liruar nga detyra zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë Erjon Luçi.

Largimi i tij nga detyra është bërë me Vendim të Këshillit të Ministrave në drejtimin e zv/ kryeministrit Erjon Braçe duke qenë se Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel.

Theksojmë se Luçi e ka mbajtur këtë detyrë që prej vitit 2013, ndërsa mbante dhe gradën doktor i shkencave në ekonomi. Ai mban gradën Doktor (Phd) nga Universiteti Stadffordshire në Angli, (1999-2002), ku ka mbrojtur dizertacionin me titull “Ndërmjetësi Financiar në vendet në Tranzicion me fokus Shqipërinë”.

Po ashtu Luçi Ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë (2003-2006) dhe pedagog i jashtëm pranë Departamentit të Ekonomiksit, në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës (1996-2013).

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi Z. Erjon Luçi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erjon luçi lirohet zv.ministri erjon luçi erjon luçi lirohet zv.ministri erjon luçi

Sondazh

Poll

Politike 29 Janar 2020, 11:24

Has- Liman Morina, kreu i Bashkisë së Hasit ka reaguar ndaj Gazmend Bardhit pas akuzës se ai ishte kapur me zë dhe fugurë duke blerë vota. Morina ka deklaruar s...