Politike

“Fieri parajsa e krimit”, Bardhi takon strukturat: Rama ka sjellë vetëm varfëri dhe hajdutëri

29 Janar 2020, 13:59 Nga DOSJA
“Fieri parajsa e krimit”, Bardhi takon strukturat: Rama ka

FIER- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka qenë sot në Fier ku është takuar me strukturat. Bardhi ka qenë i shoqëruar nga ish-deputeti Luan Baçi, ku janë takuar dhe me qytetarë të ndryshëm. Numri 2 i PD shkruan se Fieri ka qenë një parajsë ekonomike, por tani është bërë parajsa e krimit.

Qytetarët e qarkut Fier ndjehen të tradhëtuar nga Partia Socialiste që ata kanë votuar në shumicë historikisht”, shton më tej Sekretari i Përgjithshëm i PD.

NJOFTIM I PLOTË

Në vend që të ishte një parajsë ekonomike në zemër të Shqipërisë, qarku i Fierit është sot parajsa e krimit të organizuar dhe hajdutërisë së klientëve të qeverisë, që zhvasin pasuritë natyrore, naftën dhe gazin, si dhe kanë eleminuar konkurencën e lirë në çdo fushë të biznesit. Gjatë takimeve në Fier, Divjakë, Roskovec dhe Patos, gjeta biznese pa konsumatorë, konsumatorë të frikësuar, qytetarë të zhgënjyer dhe të pasigurt për të ardhmen e tyre. Qytetarët e qarkut Fier ndjehen të tradhëtuar nga Partia Socialiste që ata kanë votuar në shumicë historikisht.

Për ne demokratët nuk ka detyrë më të madhe sesa t’u kthejmë qytetarëve shpresën dhe besimin se Fieri, Lushnja, Divjaka, Roskoveci, Mallakastra dhe Patos mund të zhvillohen, se Shqipëria mund të jetë një vend normal ku secili të vlerësohet në mënyrë të ndershme për punën e tij, pa qenë i detyruar të punojë për një bandë apo një pushtetar hajdut. Për këtë, qytetarët nuk duhet të braktisin vendin, por duhet të braktisin Edi Ramën, qeverisja e të cilës në këto 6 vjet ka sjell vetëm varfëri, hajdutëri dhe pasiguri.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, prej ditësh tashmë ka nisur turin e tij me takime në rrethe të ndryshëm, ku mobilizon strukturat për zgjedhjet e ardhshme. Bardhi nga Dibra ka kërkuar hetimin e nga SPAK të dosjeve 339/1 dhe 184, ndërsa nga Lezha ka njoftuar se emrat e kryebashkiakëve që do denoncohen si të prekur nga ligji i dekriminalizimit do të zbulohen shumë shpejt. Ndërkohë nga Korça ka thënë se po verifikohen 15 kryebashkiak socialistë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardhi me strukturat ne fier] gazment bardhi takimet e bardhit me strukturat e pd bardhi me strukturat ne fier] gazment bardhi takimet e bardhit me strukturat e pd

Sondazh

Poll

Politike 29 Janar 2020, 11:24

Has- Liman Morina, kreu i Bashkisë së Hasit ka reaguar ndaj Gazmend Bardhit pas akuzës se ai ishte kapur me zë dhe fugurë duke blerë vota. Morina ka deklaruar s...