Politike

‘Përparësi konflikti Rusi-Ukrainë’, Rama me shefin e NATO-s, flet për konfliktin me Iranin: Kemi dëbuar ata që thyen r

29 Janar 2020, 14:10 Nga DOSJA
‘Përparësi konflikti Rusi-Ukrainë’, Rama me shefin e

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka takuar sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Rama ka qenë në selinë e NATO-s në cilësinë e kreut të OSBE, ku ka theksuar edhe njëherë se përparësi në punën e tij do të jetë konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas Ramës puna e OSBE nën kryesimin e tij është fokusuar në këtë zonë dhe do bëhen përpjekjet për shuarjen e konfliktit. 

Nga ana tjetër Rama u pyet dhe për muxhahedinët në Shqipëri, ka tha se vendi ka pranuar njerëz që kanë qenë të kërcënuar nga një regjim. Ai shtoi më tej se do të vijojnë dëbimet në rast se thyen rregullat diplomatike siç janë bërë më parë.

Shqipëria ka pranuar që tu jap jetë mijëra njerëzve që kanë qenë të kërcënuar nga regjimi i Teheranit. Ne po ashtu kemi pritur dhe mijëra hebrenjë. E kemi bërë këtë gjë si mison humanitar dhe është një deklaratë kundër regjimit dhe nuk ndryshojmë qëndrimin tonë, pasi janë të kërcënuar nga ky regjim. Ne kemi dëbuar nga vendi jonë që kanë qenë jashtë misionit diplomatik, pasi nuk jemi vetëm por jemi më të gjithë partnerët tanë”, u shpreh Rama.

Po ashtu në fjalën e tij Rama ka folur dhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi për linjën ajrore dhe e quajti një hap të rëndësishëm. “Falenderoj Stolenberg që keni qenë kaq shumë mbështetës për ne dhe në Rajon. Mbështetët për rivendosjen e linjës Prishtinë- Beograd që është një hap i rëndësishëm dhe duhet të ndiqet nga të tjerët. Duhet të ndiqet për procesin e zhvillimit rajonal dhe ndërshtetëror. E konsiderojmë NATO-n si një pjesë të rëndësishme në OSBE dhe faktor për ta bërë të suksesshëm në jetët tona”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, falenderoi Ramën dhe tha që Shqipëria kontribuon në sigurinë e rajonit dhe shtoi shumë shpejt dhe Maqedonia e Veriut do jetë pjesë e NATO-s. Po ashtu shprehu ngushëllimet për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit dhe prmtoi ndihmë për Shqipërinë. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama jens stolenberg rama kreu i osbe rama ne nato edi rama jens stolenberg rama kreu i osbe rama ne nato

Sondazh

Poll

Politike 29 Janar 2020, 11:24

Has- Liman Morina, kreu i Bashkisë së Hasit ka reaguar ndaj Gazmend Bardhit pas akuzës se ai ishte kapur me zë dhe fugurë duke blerë vota. Morina ka deklaruar s...