Politike

Takimi Kim-Lleshaj, ambasada e SHBA: Mbështesim Shqipërinë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

29 Janar 2020, 13:14 Nga DOSJA
Takimi Kim-Lleshaj, ambasada e SHBA: Mbështesim Shqipërinë

TIRANË– Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur takimin që është zhvilluar sot mes Yuri Kim dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në zyrën e këtij të fundit. Në një reagim në mediat sociale ambasada shkruan se Kim u takua me Lleshaj dhe i konfirmoi mbështejten e SHBA.

Më tej shtohet se SHBA është krah Shqipërisë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Gjatë takimit, Ambasadorja rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme & Policinë e Shtetit në përpjekjet e tyre për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkruhet në njoftim.

Para se të shkonte në zyrën e ministrit të Brendshëm, Kim takoi edhe kryeprokurorin Olsian Çela. Dy ditë më parë Yuri Kim shkoi në zyrën e presidentit Ilir Meta, ku edhe dorëzoi letrat kredenciale për emërimin e saj nga senati amerikan. Më pas ajo shkoi në zyrën e ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili e priti me trëndafila të kuq.

 

Ndërsa ditën e djeshme, Kim zhvilloi takime me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Në faqen zyrtare në Facebook, të ambasadës së SHBA-së shkruhet se ambasadorja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada e shba yuri kim yuri kim takon lleshaj ambasada e shba yuri kim yuri kim takon lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 29 Janar 2020, 11:24

Has- Liman Morina, kreu i Bashkisë së Hasit ka reaguar ndaj Gazmend Bardhit pas akuzës se ai ishte kapur me zë dhe fugurë duke blerë vota. Morina ka deklaruar s...