Politike

“Nxit prokurorët t’i përvishen punës”/ Yuri Kim takon Olsian Çelën, urdhri i prerë dhe ndihma nga SHBA-të

29 Janar 2020, 10:00 Nga DOSJA
“Nxit prokurorët t’i përvishen punës”/ Yuri Kim

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim zhvilloi ditën e sotme një takim me kryeprokurorin Olsian Çela ka shkuar në zyrën e këtij të fundit. Në një status në faqen zyrtare të ambasadër, Yuri Kim shkruan edhe për përmbajtjen e bisedës që është zhvilluar në zyrën e Çelës. Ndër të tjera në status shkruhet se prioritet ka pasur nxitja e prokurorëve që të përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë dhe t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik.

Gjatë takimit të tyre të parë sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim e uroi Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re dhe premtoi ndihmë teknike të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Ambasadorja Kim nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut,”– shkruhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve.

Dy ditë më parë Yuri Kim shkoi në zyrën e presidentit Ilir Meta, ku edhe dorëzoi letrat kredenciale për emërimin e saj nga senati amerikan. Më pas ajo shkoi në zyrën e ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili e priti me trëndafila të kuq. 

Ndërsa ditën e djeshme, Kim zhvilloi takime me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Në faqen zyrtare në Facebook, të ambasadës së SHBA-së shkruhet se ambasadorja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

(k.m.f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike olsian cela tirane yuri kim olsian cela tirane yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 29 Janar 2020, 11:24

Has- Liman Morina, kreu i Bashkisë së Hasit ka reaguar ndaj Gazmend Bardhit pas akuzës se ai ishte kapur me zë dhe fugurë duke blerë vota. Morina ka deklaruar s...