Politike

Përsëritja e zgjedhjeve lokale/ Bardhi: Rama ka protokolluar dorëheqjet e kryebashkiakëve, paralajmërimi i radhës nga PD (

29 Janar 2020, 20:18 Nga DOSJA
Përsëritja e zgjedhjeve lokale/ Bardhi: Rama ka protokolluar

TIRANË– Gazment Bardhi i ftuar sot në “Abc News” tha se zgjedhjet lokale do të përsëriten dhe u shpreh se për këtë mund të kalohet një dispozitë kalimtare.

Xhafo: Ju jeni jurist i mirë, si mund të gjendet mekanizmi ligjor për të përsëritur zgjedhjet lokale, sepse janë 61 kryetar bashkie dhe ndonjëri mund ti thotë “Jo” Ramës?

Bardhi: Nëse ka vullnet politik mund të krijohet dispozitë kalimtare, pra ka mekanizma ligjorë që e zgjidhin këtë. Edi Rama e pranon dhe vetë paligjshmërinë e 30 qershorit dhe për rrjedhojë dhe të të emëruarve të tij në krye të bashkive, pasi para kandidimit Edi Rama ka urdhëruar protokollimin e dorëheqjeve e tyre nëse do t’u kërkohej.

Sipas tij me miratimin e reformës zgjedhore do të  pasohet me zgjedhje parlamentare dhe lokale duke plotësuar kushtin e dytë të Bundestagut që është testimi i reformës.

Bardhi paralajmëroi edhe publikimin e një rasti tjetër kryebashkiaku që po verifikohet pasi janë konstatuar shkelje të ligjit të dekriminalizimit dhe së shpejti do të bëhet publik.

Marrë nga ABC News

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gazmend bardhi perseritja e zgjedhjeve lokale edi rama gazmend bardhi perseritja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll