Korpusi i ri universitar do të ndërtohet me koncesion, Bashkia e Tiranës autoritet kontraktor
29 Janar 2020, 16:42Nga DOSJA
TIRANË– Korpusi i ri universitar do të ndërtohet me koncesion. Këshilli i ministrave ka miratuar një vendim, të firmosur nga zëvendëskryeministri Erjon Brace, përmes të cilit autorizon bashkinë e Tiranës si autoritet kontraktor për të dhënë me koncesion tre vepra publike.
Skema e koncesionit do të jetë ajo me mbështetje buxhetore. Pra privatët i ndërtojnë objektet me paratë e tyre dhe më pas qeveria i shlyen me këste për disa vjet. Aktualisht bashkia e Tiranës ka një koncesion të ngjashëm, që është ai i ndërtimit të 17 shkollave publike në kryeqytet. Në rastin e shkollave pagesa për privatët financohet nga një taksë e posaçme, e ashtuquajtur taksa e infrastrukturës arsimore, e cila paguhet nga qytetarët dhe biznesi.
Por për ndërtimin e kampusit, universitetit të arteve dhe akademisë së policisë, pagesat do të financohen drejtpërdrejtë nga buxheti I shtetit. Ndaj në vendim, qeveria ka ngarkuar ministrinë e financave të miratojë paraprakisht projektet dhe të vlerësojë impaktet e tyre financiare në buxhet. Dy muaj më parë, pas tërmetit të fuqishëm 26 nëntorit, qeveria dhe bashkia shembën disa konvikte në qytetin studenti dhe në Kamëz, të cilat ishin kryesisht të banuara nga familjarë. Tashmë këto godina do të rindërtohen përmes dhënies me koncesion, nga kompania private që do të përzgjidhet.
TIRANË– 7 deputetë të opozitës i dorëzuar një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë për të zhvilluar një interpelancë me ministrin e Turizimit dhe Mjedisit, Blend...
KUKËS– Prokuroria dhe Gjykata në Kukës kanë hequr një hetim për Liman Morina, prefektin e Kukësit për dyshimin e përfshirjes në blerjen e votave në z...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim zhvilloi ditën e sotme një takim me kryeprokurorin Olsian Çela ka shkuar në zyrën e këtij të fundit. Në një s...
FIER- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me strukturat demokrate në Fier. Përmes një njoftimi në Facebook, tr...
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka takuar sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Rama ka qenë në selinë e NATO-s në cilësinë e kreut të OSBE,...
FIER- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka qenë sot në Fier ku është takuar me strukturat. Bardhi ka qenë i shoqëruar nga ish-depu...
TIRANË– Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur takimin që është zhvilluar sot mes Yuri Kim dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në zyrën e këtij të fu...
Tiranë– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka deklaruar se kompania “Albpetrol” keqmenaxhohet dhe se fsheh të dhënat, pasi nuk dihet nëse ësht...
Tiranë- Zbardhet deklarata përfundimtare e Samitit të Ballkanit Perëndimor që u zhvillua dje në Bruksel, ku kanë firmosur edhe Kosova dhe Serbia. Ndër të tjera ...