Politike

“Parajsa e krimit dhe hajdutërisë”/ Bardhi me banorët në Fier: Mos brakstisni vendin, por Ramën, në 6 vite ka sjellë

29 Janar 2020, 15:03 Nga DOSJA
“Parajsa e krimit dhe hajdutërisë”/ Bardhi me banorët

FIER- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me strukturat demokrate në Fier. Përmes një njoftimi në Facebook, tregon problematikat në qarkun e Fierit që në vend së të ishte një parajsë ekonomike, tashmë është kthyer në një parajsë për krimin e organizuar. Sipas Bardhit, me ardhjen e PD-së në pushtet, qytetarëve të Fierit, Lushnjes e Divjakës do t’u kthehet shpresa e besimi, duke mos braktisur vendin.

POSTIMI I PLOTË I GAZMEND BARDHIT:

Në vend që të ishte një parajsë ekonomike në zemër të Shqipërisë, qarku i Fierit është sot parajsa e krimit të organizuar dhe hajdutërisë së klientëve të qeverisë, që zhvasin pasuritë natyrore, naftën dhe gazin, si dhe kanë eleminuar konkurencën e lirë në çdo fushë të biznesit.Gjatë takimeve në Fier, Divjakë, Roskovec dhe Patos, gjeta biznese pa konsumatorë, konsumatorë të frikësuar, qytetarë të zhgënjyer dhe të pasigurt për të ardhmen e tyre. Qytetarët e qarkut Fier ndjehen të tradhëtuar nga Partia Socialiste që ata kanë votuar në shumicë historikisht.

 Për ne demokratët nuk ka detyrë më të madhe sesa t’u kthejmë qytetarëve shpresën dhe besimin se Fieri, Lushnja, Divjaka, Roskoveci, Mallakastra dhe Patos mund të zhvillohen, se Shqipëria mund të jetë një vend normal ku secili të vlerësohet në mënyrë të ndershme për punën e tij, pa qenë i detyruar të punojë për një bandë apo një pushtetar hajdut. Për këtë, qytetarët nuk duhet të braktisin vendin, por duhet të braktisin Edi Ramën, qeverisja e të cilës në këto 6 vjet ka sjell vetëm varfëri, hajdutëri dhe pasiguri.

Gaz Bardhi prej disa ditësh ka fillur një tur takimesh me strukturat e PD-së në disa qarqe të vendit. Ai ka takuar banorët e këtyre qarqeve, duke u njohur nga afër me problematikat e tyre. Ai u bën thirrje banorëve të mos braktisin vendin dhe përgjegjës për këtë bën kryeministrin Rama. Sipas PD me ardhjen e tyre në pushtet, gjithçka do të ndryshojë, për bizneset, fermerët etj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gaz bardhi ne fier gazmend bardhi edi rama gaz bardhi ne fier gazmend bardhi

Sondazh

Poll

Politike 29 Janar 2020, 11:24

Has- Liman Morina, kreu i Bashkisë së Hasit ka reaguar ndaj Gazmend Bardhit pas akuzës se ai ishte kapur me zë dhe fugurë duke blerë vota. Morina ka deklaruar s...