Politike

29 Janar 2020, 11:24 Nga DOSJA

Has- Liman Morina, kreu i Bashkisë së Hasit ka reaguar ndaj Gazmend Bardhit pas akuzës se ai ishte kapur me zë dhe fugurë duke blerë vota. Morina ka deklaruar se akzuat që vijnë nga selia blu janë të pavërteta.

“Në lidhje me intervistën që ka dhënë i ashtuquajturi sekretar Gazment Bardhi, është një totalisht e rreme dhe shpifje. Kanë tentuar që të më inkriminojnë për shitblerje votash, të gjitha hasjanët e dinë se kush jam unë, besimin që më kanë dhënë qytetarët jam munduar që ta shpërblej me punë. Jam njeriu më i ndershëm që ka drejtuar Bashkinë e Hasit, i them Lulit dhe Gazit që do të jem gjithmonë në përballje me to”, shprehet mes të tjerash Morina.

Dy ditë më parë sekretari i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në një intervistë për “Panorama” denoncoi se kryetari i Bashkisë Has është kapur me zë dhe figurë duke blerë vota. Ai theksoi se Prokuroria mbylli çështjen me arsyetimin se nuk dëgjohet mirë zëri i personit në video. Bardhi shtoi më tej se  10 zyrtarë të tjerë të PS  janë nën hetim nga Partia Demokratike, ndërsa shtoi se qeveria po ndjek strategji për t’i mbajtur në detyrë.

Gjyqi

Kryetari i Bashkisë Has gjatë vitit 2017 ka qenë nën hetim penal për blerje votash dhe se hetimi ndaj tij është pushuar për mungesë provash. Akuza ka qenë konkrete, qytetari që i janë ofruar paratë (50 mijë lekë) ka bërë denoncim, duke paraqitur në prokurori dhe celularin e tij me të cilin kishte regjistruar ofertën e Liman Morinës.

Në vendimin e gjykatës thuhet se oficeri i policisë gjyqësore nuk ka arritur të bëjë dot transkriptimin e bisedës së regjistruar, për shkak se në bisedë ka zhurmë, dëgjohet fjala “frigoriferi”, por jo emra personash,Në këtë mënyrë gjykata ka arsyetuar se për akuzat nuk ka prova dhe gjyqtarja Alma Ahmeti pushoi çështjen.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazmend bardhi liman morina pd denoncon një tjetër kryebashkiak gazmend bardhi liman morina pd denoncon një tjetër kryebashkiak

Sondazh

Poll

Politike 28 Janar 2020, 21:54

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur për vendimin për rikthimin e dosjes 184 në Dibër.Teksa ishte i ftuar në studion e “Tempora” ...