Politike

Pas Olsian Çelës, Yuri Kim i shkon në zyrë edhe Sandër Lleshajt: SHBA, partneri ynë i madh strategjik

29 Janar 2020, 11:18 Nga DOSJA
Pas Olsian Çelës, Yuri Kim i shkon në zyrë edhe

TIRANË- E dërguara e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ky i fundit ka ndarë një foto me të në rrjetet sociale, ku edhe shkruan se bashkë me Kim kishin ndarë vlerësime të njëjta për nevojën e një faze të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Me kënaqësi prita dhe takova sot Ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Ndamë vlerësime të njëjta për nevojën e një faze të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, për rolin e pazëvendësueshëm të Policisë së Shtetit për suksesin e reformës në drejtësi, për projekte të reja bashkëpunimi me SHBA, për thellim të partneritetit mes institucioneve të sigurisë nga të dyja vendet dhe për çështje të tjera me rëndësi. SHBA vijojnë të jenë partneri ynë i madh strategjik, përherë në krah dhe në mbështetje të përparimit të gjithanshëm të vendit tonë,”-shkruan Lleshaj në postimin e tij.

Para se të shkonte në zyrën e ministrit të Brendshëm, Kim takoi edhe kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e KLP-së, Gent Ibrahimin.  Dy ditë më parë Yuri Kim shkoi në zyrën e presidentit Ilir Meta, ku edhe dorëzoi letrat kredenciale për emërimin e saj nga senati amerikan. Më pas ajo shkoi në zyrën e ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili e priti me trëndafila të kuq.

Ndërsa ditën e djeshme, Kim zhvilloi takime me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Në faqen zyrtare në Facebook, të ambasadës së SHBA-së shkruhet se ambasadorja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike sander lleshaj yuri kim yuri kim takon lleshaj sander lleshaj yuri kim yuri kim takon lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 28 Janar 2020, 21:54

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur për vendimin për rikthimin e dosjes 184 në Dibër.Teksa ishte i ftuar në studion e “Tempora” ...