Politike

Greqia njeh patentat shqiptare, ish-ministri i Jashtëm: Lajm i mirë, por hap i vonuar (VD)

29 Janar 2020, 11:21 Nga DOSJA
Greqia njeh patentat shqiptare, ish-ministri i Jashtëm: Lajm i mirë,

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas ratifikimit të marrëveshjes për njohjen e patentave shqiptare në Greqi. Në një reagim, Bushati shprehet se është një hap i vonuar, por një lajm i mirë pasi marrëveshja është firmosur që më 11 maj 2018.

Sipas Bushatit, marrëveshja lehtëson jetën e qytetarëve dhe shmang sorollatjen e qytetarëve nëpër zyra për dokumenta që harxhojnë kohë dhe para. “Rreth 700 euro kursejnë qytetarët, të cilët nuk do të kenë nevojë që të kryerjnë nga e para procedurat për t’u pajisur me leje drejtimi. Gjithashtu të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë përkohësisht drejt Greqisë për arsye familjare, pune apo pushime nuk do të kenë më nevojë të pajisen me leje drejtimi ndërkombëtar”, deputeti i PS.

REAGIM I PLOTË

Të dashur motra dhe vëllezër, Parlamenti grek sapo ratifikoi marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Megjithëse një hap i vonuar, ky është një lajm i mirë pasi marrëveshja e firmosur që në 11 maj 2018, pjesë e paketës së çështjeve të pazgjidhura Shqipëri-Greqi i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë dhe grekë. Marrëveshja lehtëson jetën e qytetarëve, shmang sorollatjen nëpër zyra, harxhimin e kohës dhe parave. Rreth 700 euro kursejnë qytetarët, të cilët nuk do të kenë nevojë që të kryerjnë nga e para procedurat për t’u pajisur me leje drejtimi. Gjithashtu të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë përkohësisht drejt Greqisë për arsye familjare, pune apo pushime nuk do të kenë më nevojë të pajisen me leje drejtimi ndërkombëtar.

Kjo marreveshje është një tjetër arritje që pason marrëveshjen për përdorimin e toponimeve në dokumentet e udhëtimit, heqjen e rezervës për përdorimin e vulës apostile për dokumentet, si dhe regjistrimin pranë zyrave konsullore të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi nga një ose dy prindërit që nuk kanë leje qëndrimi të rregullt. Greqia, përveçse një partner me rëndësi strategjike, anëtarë e NATO-s dhe BE-së, është fqinj me të cilin ndajmë përditshmërinë dhe fatet e përbashkëta për shkak të dinamikës së shkëmbimeve në të gjitha nivelet e lidhjet njerëzore. Është kjo arsyeja që me Greqinë duhet të vijojmë angazhimin e nisur të një politike të hapave të vegjël por të sigurtë. Të një politike që parashtron çështjet dhe skicon rrugëzgjidhje për qyetarët në interes të dy vendeve tona.

Parlamenti grek ka ratifikuar marrëveshjen dhe tashmë patentat shqiptare do të njihen në Greqi. Puna për këtë marrëveshje ka nisur që vitin 2018, ku ish-ministri Bushati me homologun e tij Nikos Kotzias, nënshkruar marrëveshjen e parë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati njihen patentat parlamenti grek miraton marreveshjen me shqiperine ditmir bushati njihen patentat parlamenti grek miraton marreveshjen me shqiperine

Sondazh

Poll

Politike 28 Janar 2020, 21:54

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur për vendimin për rikthimin e dosjes 184 në Dibër.Teksa ishte i ftuar në studion e “Tempora” ...