Aktualitet

Punonte në godinën e shkollës, bie aksidentalisht nga lartësia 57-vjeçari në Tiranë, humb jetën

29 Janar 2020, 12:35 Nga DOSJA
Punonte në godinën e shkollës, bie aksidentalisht nga

Tiranë-Një 57-vjeçar me iniciale E.L ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga një lartësi në rrugën e “Kastriotëve” në Tiranë, teksa ishte duke punuar tek godina e një shkolle. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sot, me datë 29.01.2020, rreth orës 13:15, në rrugën ” e Kastriotëve” duke punuar , tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi dje në Durrës, ku brenda një kantieri në zonën e Currilave u gjet i pajetë 62-vjeçari Thoma Rusa. Blutë e Durrësit njoftuan se roja i kantierit të ndërtimit  ra aksidentalisht rreth orës 23:30 nga kati i dytë.  Për këtë ngjarje janë arrestuar administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese pasi kanë shkelur rregullat teknike në punë. Sipas efektivëve bëhet me dije se në pranga kanë rënë A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bie nga lartësia një person në tiranë humb jetën 57-vjeçari në tiranë bie nga lartësia një person në tiranë humb jetën 57-vjeçari në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2020, 10:30

TIRANË– Një grua e kthyer nga Kina para 10 ditësh ka mobilizuar mjekët e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, se ka dyshime se ishte e infektuar me ko...