Aktualitet

Pjesë e listës së të kërkuarve në Vlorë/ Ironizon Zagani: Gjenerali pa grada më ka vlerësuar, më paska vënë të 8-in

29 Janar 2020, 12:16 Nga DOSJA

Zvicër- Dritan Zagani me ironi ka reaguar ndaj Policisë së Shtetit pasi është shpallur një ndër personat më kërkuar për qarkun Vlorë. Dosja e tij është cilësuar me “shenjën e kuqe”, ndërkohë që theksohet se ai është larguar nga Shqipëria, ku është dënuar me tri vite burg.

Në një postim në Facebook, ai shprehet me ironi se ndihet i vlerësuar nga drejtuesit aktualë që e kanë bërë pjesë të listës së “trimave” në Vlorë.

Reagimi:

Policia që duam me paska bërë një nderë të madh , me paska venë të tetin në listen e “trimave” për qarkun Vlorë.. Ndjehem vertet i vlerësuar nga drejtuesit aktuale, lokal në Vlorë dhe shefat e tyre madhore në Tiranë deri te vetë ai Gjenerali pa grada…! P.s…Po interpoli ça pati ,pse ua menderosi kartelen e kuqe për mua…. eee , ka ndonjë nga këta polica të squt me ma sqaru…jo për gjë por bie vlera e “nderit” që këta me bejne pastaj.

Çështja e Dritan Zaganit

Emri i Dritan Zaganit u hoq papritur nga lista e Interpolit. I futur në listën e të kërkuarve 4 vjet më parë nga Ministria e Brendshme e drejtuar nga Tahiri,  emri i ish-policit që denoncoi ministrin, si rregul duhet të qëndronte 5 vjet në këtë listë. Por emri i tij nuk ekziston më aty. Në këto kushte Dritan Zagani, është një njeri i lirë për të udhëtuar kudo, përveç se të vijë në Shqipëri, ku e pret ‘kurthi’ i sistemit TIMS.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan gazani ironia e zaganit dritan gazani ironia e zaganit

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2020, 10:30

TIRANË– Një grua e kthyer nga Kina para 10 ditësh ka mobilizuar mjekët e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, se ka dyshime se ishte e infektuar me ko...