Aktualitet

Tërmeti i djeshëm/Sizmiologu Koçi tregon pse nuk përputhet magnituda e ESCM me atë IGJEUM

29 Janar 2020, 10:41 Nga DOSJA
Tërmeti i djeshëm/Sizmiologu Koçi tregon pse nuk përputhet

Tiranë- Tërmeti me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter që u regjistrua rreth orës 21:15 të mbrëmjes së të martës, 28 janar, riktheu edhe njëherë frikën te qytetarët. Por sizmiologu, Rexhep Koçi, për Ora News thotë se thotë se nuk ka asgjë për panik pasi vendi është akoma nën efektin e periudhës postermetore nga tërmeti i 26 nëntorit.

Koçi: Vendi jonë është akoma nën efektin e periudhës postermetore e tërmetit të 26 nëntorit. Magnituda ishte e një trendi më të rritur. Gjithësej 15 paslëkundje, 9 të regjistruara.

Një tjetër shqetësim i qytetarëve janë edhe të dhënat e ndryshme që ofrohen për madhësinë e tërmetit. Në rastin e fundit nga IGJEUM flitet për tërmet 4.9, ndërsa nga EMSC thuhet se ka qenë 5.

Koçi: Çdo institucion ka praktikat e veta, varet kujt magnitudë i refererohet. Ne i vlerësojmë ngjarjet me magnitudën lokale. Duhet ti referoheni magnitudës që ne japim në IGJEUM.

Por sa pritet të zgjasë periudha postërmet?

Koçi: Periudha postermetore varet. Sa më e madhe të jetë një ngjarje sizmike aq më e gjatë është periudha postermetore. Por aktiviteti sizmik do të jetë i një trendi në rënie, pavarësisht se mund të ketë një periodë me magnitudë më të lartë si ngjarja e djeshme.

Marrë nga Ora News 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rexhep koci termeti i forte ne shqiperi rexhep koci termeti i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2020, 10:30

TIRANË– Një grua e kthyer nga Kina para 10 ditësh ka mobilizuar mjekët e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, se ka dyshime se ishte e infektuar me ko...