Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Kush janë 4 bossët e drogës që urdhëruan rrëmbimin e Jak Prengës, del në skenë GRAMOZ Rexhepi, famozi i Eku

29 Janar 2020, 12:00 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE/ Kush janë 4 bossët e drogës që urdhëruan

TIRANE- Dosja.al zbulon të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Burime i thanë Dosja.al, se janë 4 persona që udhëruan rrëmbimin e Prengës, duke ia kaluar porosinë familjes Hajri. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës, 

4 porositësit e rrëmbimit të Jak Prengës:

M. B., shkodran, i lidhur me krimin dhe me linjën e trafikut të drogës nga Ekuadori në BE

G.D, kishte dalë garant i drogës, nga Dukagjini.

K. G., ndërmjetësi mes grupit dhe familjes Hajri. Ai ka dërguar mesazhin për marrjen peng të babait të 5 fëmijëve. 

Gramoz Dritan Rexhepi , nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. I arrestuar në vitin 2014 është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, ndërsa më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri. Besohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës, për 283 kilogramë të humbura nga ky i fundit, ose i vëllai i tij, pistë kjo, që ende nuk është zbardhur plotësisht. 

Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit dy ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resorit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që ai ose i vëllai, pistë kjo e pakonfirmuar ende, nuk iu dhanë personave të mësipërm. Droga doli nga porti por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

(f.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan rexhepi gramoz d gramoz dritan rexhepi gramoz rexhepi jak prenga pengmarrje ne kamez dritan rexhepi gramoz d gramoz dritan rexhepi gramoz rexhepi jak prenga pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2020, 10:30

TIRANË– Një grua e kthyer nga Kina para 10 ditësh ka mobilizuar mjekët e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, se ka dyshime se ishte e infektuar me ko...