Aktualitet

Trupi i Jak Prengës 12 ditë pa nam e nishan, Policia kërkon me qen fshatin pranë Shijakut, s’nuhasin asnjë

29 Janar 2020, 10:24 Nga DOSJA
Trupi i Jak Prengës 12 ditë pa nam e nishan, Policia kërkon me

TIRANË– 12 ditë pas vrasjes makabre të Jak (Jani) Prengës, i cili u mor peng dhe më pas u eliminua në mënyrë misterioze, ende nuk është gjetur kufoma e tij.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se në fshatin Pjezë të Shijakut vijojnë ende kërkimet. Gjatë gjithë ditës, Policia ka bërë kërkime me qen por ende nuk kanë gjetur asgjë gjurmë nga kufoma e tij.

Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit dy ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resort, aty ku do mbahej peng. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe, të cilëve do t’ju jepte 60 kilogramë kokainë. Policia ka ndaluar të dyshuarit kryesorë për ngjarjen.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit  Elton, Leonard dhe babain e tyre, Bajram Hajri, respektivisht 32, 35 dhe 64 vjeç dhe 36-vjeçarin Olsi Turja, të gjithë banues në Shijak. Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e “rrëmbimit të personit”, “fshehja e kufomës”, “moskallëzim krimi” dhe “pengimi i zbardhjes të së vërtetës. Në to shtohet edhe “armëmbajtja pa leje . Pas rrëmbimit të 49-vjeçarit, pengmarrësit janë nisur menjëherë drejt resortit të Altin Hajrit për të mbajtur aty viktimën. Të ndaluarve u janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, aparate celularë, automjete dhe një shumë parash në euro.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fshati pjezë jak (jani) prenga jak prenga policia e shtetit shijak fshati pjezë jak (jani) prenga jak prenga policia e shtetit shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2020, 08:56

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, E. Z 29-vjeç dhe  E. A, 24 vjeç  pasi nuk iu bindën urdhërit të policisë për të ndaluar. Forcat...