TIRANË– Një grua e kthyer nga Kina para 10 ditësh ka mobilizuar mjekët e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, se ka dyshime se ishte e infektuar me koronavirus, por pas testimit që i është bërë ka rezultuar negative. Frika për virusin ishte shfaqur menjëherë pasi gruaja kishte ardhur nga Kina dhe kishte shenja gripi. Ajo ka fluturuar nga Kina drejt Shqipërisë 10 ditë më parë.
Ndërkohë mes këtij rasti delikat ku e gjithë bota është përfshirë nga paniku për prekjen nga virusi vdekjeprurës, Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri Ogerta Manastirliu në deklaratat e saj ka thënë se një virus i tillë, nuk e prek një vend si Shqipëria.
“Nuk ka asnjë rast në Shqipëri të infektuar me koronavirus, i kemi marrë të gjitha masat. Nuk ka asnjë studente të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë. Rasti i spitalit infektiv është një grua që ka udhëtuar 10 ditë më parë nga Kina dhe pas testimit mbrëmjen e djeshme rezulton me grip të thjeshtë dhe negative, ndaj testit për koronavirus.”-tha Ministrja.
Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën brenda një jave 132 personave, ndërsa rreth 6000 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur, por mbi 125 nga të infektuarit janë në gjendje kritike. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Por, ndërkohë kanë qarkulluar disa versione ku mendohet se virusi është krijuar në një laborator ushtarak në Whan.
A.C/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– 12 ditë pas vrasjes makabre të Jak (Jani) Prengës, i cili u mor peng dhe më pas u eliminua në mënyrë misterioze, ende nuk është gjetur kufoma e tij...
TIRANË- Akutoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur verifikimet për vdekjen e dy foshnjave në Berat, të cilët humbën jetën pasi pinë qumësht pluhur. AKU njoft...
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë publikë emrat e 5 personave të cilët janë në kërkim ndërkombëtar dhe janë në listën e më të kërkuarve. Sipas Policisë, kë...
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet lidhur me pengmarrjen e 49-vjeçarit Jak (Jani) Prenga. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se kokaina n...
Gazetari Basir Çollaku i ftuar në “Abc-ja e mëngjeist” me Enkel Demin u shpreh se grupet kriminale në Shqipëri kanë rritur potencialin e tyre ekonomik.“G...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Anton Martinin. Kjo ishte hera e dytë që subjekti dilte para KPK-së për t’u h...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu do të zhvillojë sot një vizitë në qytetin e Kukësit, ku do të takohet me strukturat. Ora ...
Aktualitet29 Janar 2020, 08:56
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, E. Z 29-vjeç dhe E. A, 24 vjeç pasi nuk iu bindën urdhërit të policisë për të ndaluar. Forcat...
TIRANË– Në programin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel të drejtuar nga Arbana Osmani së fundmi ka sjellë historinë e Ina Toskës, fotografes me aftë...