Aktualitet

‘Mos flisni me Policinë, “Doda” është mirë! E ktheva drogën’, ZBARDHET telefonata e vëllait të Prengës, si i qet

29 Janar 2020, 12:20 Nga DOSJA
‘Mos flisni me Policinë, “Doda” është

TIRANË– Data 17 janar ka qënë një ditë tmerri për Jak (Jani) Prengën dhe për familjen e tij. Për 283 kg kokainë me vlerë 12.7 mln paund, që ai apo vëllai i tij (pistë ende e pasqaruar kjo) nuk kanë mbërritur në destinacion pasi kanë shkuar në portin e Anglisë.

Gjatë kohës kur familjarët morën vesh lajmin e rrëmbimit, ka qënë vëllai i Jakut, ai që ka marrë gjithë kohës në celular të afërmit e tij për t’u qetësuar. Ai u ka kërkuar që të mos flasin me Policinë pasi ai e ka bërë detyrën e tij në rregull dhe e ka dërguar një pjesë të “mallit” atje ku duhej. Pjesën tjetër po përpiqej që ta kthenin edhe miqtë e tij.

Nga bisedat e përgjuara nga kamera ambientale të vendosura në banesat e tyre, ku i vëllai i 49-vjeçarit u thotë: Qëndroni larg vëmendjes së policisë, mos jepni detaje për zhdukjen e Janit. Doda është mirë dhe po mbahet peng në zonën e Shijakut.

Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit dy ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resorit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që ai ose i vëllai, pistë kjo e pakonfirmuar ende, nuk iu dhanë personave të mësipërm. Droga doli nga porti por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jak (jani) prenga pengmarrje ne kamez renea në shijak jak (jani) prenga pengmarrje ne kamez renea në shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2020, 10:30

TIRANË– Një grua e kthyer nga Kina para 10 ditësh ka mobilizuar mjekët e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, se ka dyshime se ishte e infektuar me ko...