Aktualitet

E nxorrën të vrarë dhe lakuriq, si u fut në thes të zi Jak Prenga, pengmarrësit e varrosën jashtë resortit, kur u kthyhe

29 Janar 2020, 11:43 Nga DOSJA
E nxorrën të vrarë dhe lakuriq, si u fut në thes të zi

TIRANË– Detaje horror janë zbuluar nga pengmarrja dhe vrasja e Jak (Jani) Prengës. Burime të Dosja.al ngë grupi hetimor bëjnë me dije se menjëherë pas rrëmbimit në Kamëz, Prenga është nisur për në resortin “Golden”. 

Sapo është futur, disa minuta më pas autorët e kanë nxjerrë jashtë duke e tërhequr zvarrë dhe pa rroba veshur. Para se ta fusnin në një furgon, pengmarrësit e kanë futur në një thes të zi dhe kanë pritur që të errësohej. Po atë ditë, rreth orës 20.38 të mbrëmjes, kamerat e sigurisë kanë pikasur pengmarrësit që janë futur në furgon bashkë me mjete punë dhe kanë dalë jashtë territorit të resortit “Golden”.  Pasi kanë varrosur trupin, pas rreth 60 minutash pengamarrësit kthehen në resort dhe ndërrojnë të gjitha rrobat e veshura.

Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit dy ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resorit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që ai ose i vëllai, pistë kjo e pakonfirmuar ende, nuk iu dhanë personave të mësipërm. Droga doli nga porti por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jak prenga renea në shijak jak prenga renea në shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2020, 10:30

TIRANË– Një grua e kthyer nga Kina para 10 ditësh ka mobilizuar mjekët e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, se ka dyshime se ishte e infektuar me ko...