Aktualitet

Vdekja e dy foshnjave në Berat pasi pinë qumësht pluhur, AKU nis verifikimet: Kemi marrë monstrat

29 Janar 2020, 10:21 Nga DOSJA
Vdekja e dy foshnjave në Berat pasi pinë qumësht pluhur, AKU nis

TIRANË- Akutoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur verifikimet për vdekjen e dy foshnjave në Berat, të cilët humbën jetën pasi pinë qumësht pluhur. AKU njofton se janë marrë mostra për analizim të produktit “qumësht pluhur për bebe”, duke përfshirë edhe analizimin e ujit që është përdorur për tretje e produktit.

“AKU, në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe shëndetësisë, merr masa të menjëhershme për verifikimin e dyshimit mbi helmimin e foshnjave në Qarkun e Beratit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar rastit mbi dyshimin e helmimit nga qumështi pluhur për bebe, të dy foshnjeve në qarkun e Beratit, informon se ka marrë masa të menjëhershme në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe institucionet e shëndetësisë, megjithëse nuk ka dalë ende ekspertiza mjeko- ligjore.

Janë marrë mostra për analizim të produktit “qumësht pluhur për bebe”, duke përfshirë edhe analizimin e ujit që është përdorur për tretje e produktit, apo edhe rrethana të tjera që organet kompetente po hetojnë. AKU siguron konsumatorin se produktet e kësaj kategorie në treg kontrollohen dhe janë produkte që vijnë të çertifikuara nga vendet e BE-së, sigurisht që ndiqen nga Operatorët e Biznesit. Ushqimor nën përgjegjësinë kryesore të tyre, edhe nën monitorimin e rreptë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se, referuar sistemit RASFF (Sistemi i Informimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) i krijuar nga BE, pas veifikimeve rezultoi se nuk ka pasur asnjë njoftim të kategorisë “Alert” për këto lloj produktesh. AKU, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore për konsumatorin, ka marrë të gjitha masat e nevojshme për verifikim dhe gjurmimin e rastit, edhe pse ende nuk është shprehur Mjekësia Ligjore“, shkruan AKU.

Një tragjedi ka ndodhi dy ditë më parë në Berat, pasi 2 fëmijë binjakë vetëm 5 muajsh gjetën vdekjen. Sipas informacioneve mësohet se fëmijët binjakë mbërritën në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal të Beratit të pajetë. Një ditë më parë prindërit dhe gjyshja e dy foshnjeve pesë muajshe rrëfyen momentet e fundit të binjakëve të vegjël. Eduart dhe Merushe Agalliu treguan se dy foshnjat kanë ndërruar jetë pasi kanë pirë qumësht kutie, të cilin ua sillte një shoqatë për t’i ndihmuar, pasi janë në kushte të vështira ekonomike.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humbin jeten dy binjake ne berat tragjedi ne berat humbin jeten dy binjake ne berat tragjedi ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2020, 08:56

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, E. Z 29-vjeç dhe  E. A, 24 vjeç  pasi nuk iu bindën urdhërit të policisë për të ndaluar. Forcat...

Aktualitet 29 Janar 2020, 08:31

TIRANË–Hetimet për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak (Jan) Prengës kanë pësuar kthesë. Shkak për këtë është bërë zbulimi i tri grupeve që janë të përfshirë në kë...