Vrasja makabre e Jak Prengës, të përfshira edhe dy banda të tjera/ Policia ‘blindon’ Shkodrën, kërkon në çdo vrimë
29 Janar 2020, 10:09Nga DOSJA
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet lidhur me pengmarrjen e 49-vjeçarit Jak (Jani) Prenga. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se kokaina nuk kishte lidhje vetëm me grupin Hajri por edhe dy banda kriminale të tjera në Vlorë dhe në Shkodër.
Përveç 5 të arrestuarve ditën e djeshme, Policia ka shpallur në kërkim edhe 5 të tjerë, duke “blinduar” qytetin e Shkodrës. Dyshohet se disa nga të kërkuarit ndodhen aty, ndërsa një tjetër ndodhet në një burg jashtë Shqipërisë, dhe mban inicialet D.R.
Mësohet se të treja grupet kishin interesa për kokainë dhe për këtë arsye kishin bashkëpunuar për t’u bërë presion personave në Angli, të cilit kanë zhdukur 283 kg.
Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit dy ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resort, aty ku do mbahej peng. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe, të cilëve do t’ju jepte 60 kilogramë kokainë. Policia ka ndaluar të dyshuarit kryesorë për ngjarjen.
Bëhet fjalë për dy vëllezërit Elton, Leonard dhe babain e tyre, Bajram Hajri, respektivisht 32, 35 dhe 64 vjeç dhe 36-vjeçarin Olsi Turja, të gjithë banues në Shijak. Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e “rrëmbimit të personit”, “fshehja e kufomës”, “moskallëzim krimi” dhe “pengimi i zbardhjes të së vërtetës. Në to shtohet edhe “armëmbajtja pa leje . Pas rrëmbimit të 49-vjeçarit, pengmarrësit janë nisur menjëherë drejt resortit të Altin Hajrit për të mbajtur aty viktimën. Të ndaluarve u janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, aparate celularë, automjete dhe një shumë parash në euro.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Gazetari Basir Çollaku i ftuar në “Abc-ja e mëngjeist” me Enkel Demin u shpreh se grupet kriminale në Shqipëri kanë rritur potencialin e tyre ekonomik.“G...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Anton Martinin. Kjo ishte hera e dytë që subjekti dilte para KPK-së për t’u h...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu do të zhvillojë sot një vizitë në qytetin e Kukësit, ku do të takohet me strukturat. Ora ...
Aktualitet29 Janar 2020, 08:56
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, E. Z 29-vjeç dhe E. A, 24 vjeç pasi nuk iu bindën urdhërit të policisë për të ndaluar. Forcat...
TIRANË– Në programin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel të drejtuar nga Arbana Osmani së fundmi ka sjellë historinë e Ina Toskës, fotografes me aftë...
Shqipëri- Mbrëmjen e djeshme pati sërish lëkundje sizmike në vend, të cilat u ndjenë në Durrës, Tiranë, Kurbin, Fier dhe Elbasan. Shumë qytetarë shqiptarë Qyte...
Aktualitet29 Janar 2020, 08:31
TIRANË–Hetimet për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak (Jan) Prengës kanë pësuar kthesë. Shkak për këtë është bërë zbulimi i tri grupeve që janë të përfshirë në kë...
Librazhd- Policia e Librazhdit ka dhënë informacion për grabitjen e argjendarisë së Skënder Xhanit, kunatit të Bashkim Fino, ngjatje kjo që ndodhi në orët e par...
Lezhë- Policia e Lezhës ka arrestuar 54-vjeçarin me iniciale B.L, pasi ky i fundit dhunonte sistematikisht gruan e tij. Policia njofton se 54-vjeç...