Aktualitet

Dalin EMRAT dhe FOTOT, kush janë 5 njerëzit më të rrezikshëm që do kërkohen nga njësia ENFAST

29 Janar 2020, 10:19 Nga DOSJA

TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë publikë emrat e 5 personave të cilët janë në kërkim ndërkombëtar dhe janë në listën e më të kërkuarve. Sipas Policisë, këta persona do të jënë objekt i punës së njësisë më te re, e quajtur ENFAST.

Ajo që bie në sy është fakti që 5 nga më të kërkuarit janë të dënuar të gjithë me burg përjetë pasi kanë vrarë. Bëhet fjalë për: Dritan Syziun, Eduart Kurtin, Gëzim Mehmeti, Gentian Tako dhe Altin Arapi.

Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST”, shtohet në njoftim.

Po kush janë të shumëkërkuarit e sotëm? Cilat janë krimet që kanë kryer?

Dritan Syziu, i cilësuar si anëtar i Bandës së Mirditës, bashkë me disa persona të tjerë qëlluan për vdekje një punonjës policie si dhe plagosën tre të tjerë. Eduart Kurti, në vitin 2012 vrau në makinën  e tyre dy vëllezërit Iglend dhe Sokol Haxhiali në mes të Tiranës pasi i kishin marrë 200 mijë dollar borxh. Gentian Tako, i dënuar me burgim të përjetshëm me veprën vrasje me dashje. Altin Arapi ka qënë një nga anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”.

Po çfarë është ENFAST?

Skuadra FAST përbëhet nga 50 anëtarë dhe është e ndarë në dy komponente, atë të inteligjencës dhe atë operative. Ajo do të ketë si sprovë të parë kapjen e 50 personave më të kërkuar në vend. Njësia do të ketë në përbërje si fillim 50 persona që do të jenë komando të stërvitur në  SHBA dhe pas kapjes të së shumëkërkuarve, do të luftojnë “të fortët” e rrugës.

NJOFTIMI I PLOTË

Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nisur nga rrezikshmëria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dënimit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, burgim i përjetshëm dhe deri në 25 vjet burgim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme.

Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST.

Policia e Shtetit është e vendosur për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë personat e kërkuar dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që pas çdo publikimi të  fotove të personave në kërkim, në rast se disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tyre, të njoftojnë në “Komisariatin Dixhital” apo numrin falas 112, duke u siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin arapi dritan syziu eduart kurti gentian tako gezim memeti personat me te kerkuar ne shqiperi altin arapi dritan syziu eduart kurti gentian tako gezim memeti personat me te kerkuar ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2020, 08:56

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, E. Z 29-vjeç dhe  E. A, 24 vjeç  pasi nuk iu bindën urdhërit të policisë për të ndaluar. Forcat...

Aktualitet 29 Janar 2020, 08:31

TIRANË–Hetimet për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak (Jan) Prengës kanë pësuar kthesë. Shkak për këtë është bërë zbulimi i tri grupeve që janë të përfshirë në kë...