Aktualitet

VIDEO/ "Të verbuar" nga urdhrat e Ramës, inspektori i tatimeve kërkon faturë për çajin e malit, injoron kushtet higjeno-sanitare të tregut në Sarandë

Në postim thuhet se në këtë treg jashtë çdo kushti higjeno-sanitar, shqetësimi kryesor i inspektorëve janë faturat dhe jo pastërtia. 

14 Korrik 2025, 14:26 Nga r.ll
VIDEO/ "Të verbuar" nga urdhrat e Ramës, inspektori i
pamje nga inspektimi i tregut në sarande

SARANDË- Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë paradites se nga dita e sotme ka nisur procesi i kontrollit dhe konfiskimit të qumështit dhe bulmetit pa faturë. 

Në një treg fruta-perimesh në Sarandë, inspektori i tatimeve ka kërkuar faturë jo vetëm për bidonat e qumështit apo peshqit por edhe rigonin e mbledhur në mal. Sipas një video të postuar nga Saranda Web, shihet se në këtë treg jashtë çdo kushti higjeno-sanitar, shqetësimi kryesor i inspektorëve janë faturat dhe jo pastërtia. 

"FATURË TATIMORE jo vetëm për bidonat e qumështit dhe peshqit e detit, por edhe për rigonin e malit! Gjithçka ka ndodhur në tregun e fruta-perimeve, një treg jashtë çdo kushti higjeno-sanitar dhe që çdo institucion duhej të shqetësohej në radhë të parë për kushtet dhe jo për mungesën e çertifikatës së origjinës dhe faturës tatimore të rigonit.", shkruhet krahas videos së postuar. 

Siguria ushqimore ishte një tjetër temë e trajtuar nga kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm. Rama tha se ky sektor është pika më e dobët, në negociatat për anëtarësim në BE. Ai tha se duhet ecur para me sigurinë ushqimore, ndërsa shtoi se pezullimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ishte vetëm hapi i parë. Më tej ai bëri me dije se nga sot ka nisur dhe procesi i kontrollit të konfiskimit të qumështit dhe bulmetit pa faturë. Rama shtoi se të gjithë produktet e tregtuar pa faturë do të sekuestrohen. Ky, sipas kreut të qeverisë është vetëm fillimi i një kontrolli të rreptë për sigurinë ushqimore. 

sarande

Sondazh

Poll