14 Korrik 2025, 13:46
Nga r.ll
foto ilustruese
KUKËS- Shkarkime masive nga detyra janë raportuar edhe në bashkinë e Kukësit. Në një njoftim të bashkisë së Kukësit bëhet me dije se më datë 10 korrik pas analizës së punës për periudhën Janar-Qershor 2025, kryebashkiaku vendosi të shkarkojë nga detyra 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarë të bashkisë.
“Më datë 10 Korrik 2025, u zhvillua analiza e punës për performancën e institucionit të Bashkisë Kukës për periudhën Janar–Qershor 2025. Në funksion të përmirësimit të punës dhe rritjes së nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve, Kryetari i Bashkisë Kukës vendosi të shkarkojë nga detyra 14 administratorë të Njësive Administrative dhe 2 nënkryetarë të Bashkisë. Puna do të vijojë me fokus në përmirësimin e treguesve të performancës në të gjithë sektorët ku janë evidentuar problematika, si dhe me vëmendje të shtuar ndaj cilësisë së shërbimeve për qytetarët”, thuhet në njoftimin zyrtar të bashkisë.
Largime nga detyra janë raportuar edhe në bashkinë e Elbasanit dhe Korçës. Gjashtë drejtues të njësive administrative në Korçë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre kryetarit të bashkisë. Më herët u raportua se drejtorë të bashkisë së Elbasanit si dhe disa administratorë të njësive vendore të këtij qarku janë larguar nga detyra.
Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.
bashkia e kukesit
Aktualitet
14 Korrik 2025, 13:29
r.ll
arber muca
FIER- Prokuroria e Fierit i ka sekuestruar një automjet tip "Lamborghini Urus Mansory", Arbër Muçës, të cilit një...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 12:42
N.F
Pallati
VLORË- Inspektoriati Kombëtar për mbrojtjen e territorit gjatë aksionit në Vlorë ka konfiskuar një pa...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 12:35
r.ll
arrestimi
TIRANË- Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi u kap duke përdorur celularin...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 12:17
N.F
Erinda Ballanca
TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka komentuar ditën e sotme shembjet e 40 objekteve në Theth. Ballanca u ...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 11:57
N.F
Foto
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga t&eum...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 11:40
N.F
Foto
KOSOVË- Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj gjatë dëshmisë së tij në Gjykatë ka dhënë det...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 11:19
r.ll
gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij sot në takimin e organizuar nga Gjykata Kushtetuese ...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 11:14
N.F
Foto
GJIROKASTËR- Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ditën e sotme një aksion në tregun rom të qytetit. Mësohet se fad...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 11:08
N.F
Foto ilustruese
VLORË- Inspektoriati Kombëtar për mbrojtjen e territorit ka nisur aksionin në Vlorë. Në terren, ndodhet edhe ...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 11:00
r.ll
holta zaçaj
TIRANË- Volumi i dytë i Udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese po prezantohet dit&eu...