Aktualitet

I dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë, arrestohet 28-vjeçari në Kukës

I arrestuari është identifikuar si Edison Dobrushi, banues në fshatin Shëmri, Kukës. 

14 Korrik 2025, 14:34 Nga N.F
I dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për trafikim të
Foto

KUKËS- Një 28-vjeçar  i dënuar me 11 vite e 6 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike është vënë në pranga nga policia në Kukës. Policia bën me dije se i riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

I arrestuari është identifikuar si Edison Dobrushi, banues në fshatin Shëmri, Kukës. Veprimet e tjera procedurale për të riun do të kryhen nga strukturat e DVP Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “The ëanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim. I dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për tentativë për trafikim të lëndëve narkotike dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, kapet në fshatin Shëmri, 28-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “The ëanted”, lokalizuan dhe kapën shtetasin:

Edison Dobrushi, 28 vjeç, banues në fshatin Shëmri, Kukës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga strukturat e DVP Shkodër.

edison dobrushi

Sondazh

Poll