14 Korrik 2025, 13:29
Nga r.ll
arber muca
FIER- Prokuroria e Fierit i ka sekuestruar një automjet tip "Lamborghini Urus Mansory", Arbër Muçës, të cilit një vit më parë, ju bllokuan pasuri me vlerë 1.8 mln euro.
Automjeti luksoz, u sekuestrua me vendimin e datës 10.07.2025 dhe rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është sjellë në Shqipëri nga Dubai, duke u fshehur nëpërmjet personave të tretë.
Muça dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Dyshime se kanë prejardhje nga veprimtaria kriminale, Prokuroria e Fierit sekuestron pasuri të tjera të shtetasit A.M. të cilit një vit më parë ju bllokuan 2 mln euro
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në vijim të hetimeve në procedimin penal nr.1162, datë 15.10.2020 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, sekuestroi automjetin tip ‘Lamborgini Urus Mansory’, të shtetasit A.M.
Kjo prokurori ka regjistruar kryesisht procedimin pasuror nr.3 të vitit 2024, mbështetur në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe sekuestrimi i makinës luksoze erdhi një vit pas sekuestrimeve të mëparshme ndaj pasurive të luajtshme (automjete, bizhuteri dhe vlera monetare) dhe paluajtshme me vlerë rreth 2 milion Euro të shtetasit A.M.
Automjeti luksoz u sekuestrua me vendimin e datës 10.07.2025 dhe rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është sjellë në Shqipëri nga Dubai, duke u fshehur nëpërmjet personave të tretë.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.
arbër muça prokuroria e fierit
Aktualitet
14 Korrik 2025, 12:42
N.F
Pallati
VLORË- Inspektoriati Kombëtar për mbrojtjen e territorit gjatë aksionit në Vlorë ka konfiskuar një pa...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 12:35
r.ll
arrestimi
TIRANË- Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi u kap duke përdorur celularin...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 12:17
N.F
Erinda Ballanca
TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka komentuar ditën e sotme shembjet e 40 objekteve në Theth. Ballanca u ...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 11:57
N.F
Foto
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga t&eum...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 11:40
N.F
Foto
KOSOVË- Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj gjatë dëshmisë së tij në Gjykatë ka dhënë det...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 11:19
r.ll
gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij sot në takimin e organizuar nga Gjykata Kushtetuese ...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 11:14
N.F
Foto
GJIROKASTËR- Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ditën e sotme një aksion në tregun rom të qytetit. Mësohet se fad...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 11:08
N.F
Foto ilustruese
VLORË- Inspektoriati Kombëtar për mbrojtjen e territorit ka nisur aksionin në Vlorë. Në terren, ndodhet edhe ...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 11:00
r.ll
holta zaçaj
TIRANË- Volumi i dytë i Udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese po prezantohet dit&eu...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 10:52
N.F
Foto
THETH- Pas disa ditësh tensionesh dhe përplajesh sot pritet të mbyllet zyrtarisht aksioni për prishjen e subjekteve pa leje n...