Aktualitet

Vrasja e Martin Canit, autori: 3 ditë para ngjarjes më goditi me grushte! Nuk kisha thikë, mjetin prerës e gjeta në rrugë

Ai ka deklaruar ditën kur ka ndodhur ngjarja nuk ka patur thikë me vete dhe se mjetin prerës me të cilin kreu vrasjen e gjeti në rrugë.

14 Korrik 2025, 14:34 Nga N.F
Vrasja e Martin Canit, autori: 3 ditë para ngjarjes më goditi me
Martin Cani, Mario Përlleshi dhe Luiz Meçe

TIRANË- Autori i vrasjes së Martin Canit, Mario Përlleshi ka dëshmuar për herë të parë në Gjykatën e Tiranës. Dëshmia e është bërë në prani të psikologut. Mësohet se në shumicën e përgjigjeve për pyetje i mituri është shprehur se nuk mbante mend.

Ai ka deklaruar ditën kur ka ndodhur ngjarja nuk ka patur thikë me vete dhe se mjetin prerës me të cilin kreu vrasjen e gjeti në rrugë. Ai shtoi se ngjarja erdhi si i debateve të 3 ditëve para ngjarjes ku ka pretenduar se është goditur me grushte nga Martin Cani. Sipas tij Cani i ka dërguar ftesë në “SnapChat” , ku kanë vijuar debatet. Autori i dyshuar pretendon se e kanë lënë të sqarohen të hënën, ditë kur edhe ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit 2024 pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.

Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital.

I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

vrasja e martin canit mario perlleshi

Sondazh

Poll