Aktualitet

"Nga Thethi nuk kemi asnjë ankesë", Avokatja e Popullit: Në dukje ka shkelje! Nuk kemi shkuar ende në terren, por do të shkojmë

Ajo shtoi se deri më tani nuk ka patur ndonjë ankesë nga qytetarët.

14 Korrik 2025, 12:17 Nga N.F
"Nga Thethi nuk kemi asnjë ankesë", Avokatja e Popullit:
Erinda Ballanca

TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka komentuar ditën e sotme shembjet e 40 objekteve në Theth. Ballanca u shpreh se duhet të zhvillohet një hetim i plotë për këtë rast dhe për të verifikuar edhe problematikat e qytetarëve.

Ajo shtoi se deri më tani nuk ka patur ndonjë ankesë nga qytetarët. Ballanca u shpreh se ekipi i tyre nuk ka dalënë terrën por do të shkojnë. Sipas saj në dukje rasti i Thethit ka shkelje.

"Avokati i Popullit duhet të bëjë një hetim të plotë për të verifikuar edhe problematikat e qytetarëve, por edhe qëndrimin e organeve përkatëse. Nuk dalim me deklarata të menjëhershme individuale. Nëse verifikojmë se ka një çështje e cila mund të përbëjë shkelje të të drejtave të njeriut ne mund të nisim një rast me iniciativë.

Por në rastin konkret do të duhet që qytetarët të na japin të drejtë, të na thonë që ‘po jam dakord ta ndiqni rastin tim’. Në Theth nuk kemi një ankesë, do të duhet që qytetarët të bëjnë një ankesë. Kemi nisur një rast për këtë çështje, por do të duhet që ekipi ynë të shkojë në terren. Është çështje fazash dhe etapash, nuk kemi shkuar ende në terren, por do të shkojmë.

Ne do të dalim në një qëndrim. Paraprakisht në verifikimin e parë duket në pamje të parë, që mund ketë, kur them mund do të thotë që nuk kemi pasur shkaqe për të kuptuar që ka një problematikë të tillë. Avokati i Popullit nuk mbështet ndërtimet pa leje," tha ajo.

avokatja e popullit

Sondazh

Poll