Aktualitet

Konfiskohet pallati në ndërtim në Vlorë, do të përdoret për funksione publike, Rama: Punonjësit e bashkive që mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i përcillen prokurorisë!

Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici u shpreh se pallati ku u zhvillua aksioni do t'i kalojë shteti dhe se do të përdoret për interesin publik.

14 Korrik 2025, 12:42 Nga N.F
Konfiskohet pallati në ndërtim në Vlorë, do të
Pallati

VLORË-  Inspektoriati Kombëtar për mbrojtjen e territorit gjatë aksionit në Vlorë ka konfiskuar një pallat në ndërtim. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga aksioni. Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici u shpreh se pallati ku u zhvillua aksioni do t'i kalojë shteti dhe se do të përdoret për interesin publik. Ajo shtoi se ky aksion do të vijojë në të gjithë vendin.

"Ky objekt do të konfiskohet dhe do ti kalojë shtetit për interes publik. Të njëjtin fat do të ketën të gjithë ato objekte qe rezultojnë më leje ndërtimi por që kanë ndëtuar në sheklje brutale të lejes së ndërtimit duke cënuar interesin publik dhe pronën e përbashkët," u shpreh Bici.

Rama krah pamjeve dhe fjalës së Bicit shkruan se objektet pa leje do të shemben ose konfiskohen nga shteti për funksione publike. Ai theksoi që punonjësit e bashkive që kryejnë sipas ligjit akt-kontrollet në çdo fazë të ndërtimit dhe mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i përcillen prokurorisë për një sërë veprash penale të mundshme.

"Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, të cilat sipas rastit e nevojës do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike, ndërkohë që punonjësit e bashkive që kryejnë sipas ligjit akt-kontrollet në çdo fazë të ndërtimit dhe mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i përcillen prokurorisë për një sërë veprash penale të mundshme," shkruan Rama në Facebook.

ikmt

Sondazh

Poll