Aktualitet

U kap me celular në timon, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë! Rezulton i kërkuar në Spanjë për mashtrim me pasoja të rënda

37-vjeçari do të ekstradohet drejt Spanjës.

14 Korrik 2025, 12:35 Nga r.ll
U kap me celular në timon, arrestohet 37-vjeçari në
arrestimi

TIRANË- Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi u kap duke përdorur celularin teksa drejtonte automjetin. 

Në pranga është vënë shtetasi Ndriçim Sula. Nga verifikimet pas ndalimit, rezultoi se Sula ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle, si pjesëtari i një organizate kriminale të akuzuar në Spanjë, për mashtrim me pasoja të rënda. 

37-vjeçari do të ekstradohet drejt Spanjës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

Kapet nga Policia Rrugore e Tiranës, pjesëtari i një organizate kriminale të akuzuar në Spanjë, për mashtrim me pasoja të rënda.

Gjatë monitorimit sistematik që kryhet në të gjitha akset e kryeqytetit, me pajisje bashkëkohore dhe shërbime të shtuara, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës konstatuan shtetasin N. S., 37 vjeç, duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas ndalimit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranë rezultoi se 37-vjeçari ishte në kërkim për llogari të autoriteteve spanjolle.

Gjykata e Seu de Urgell i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan provizorisht, në kuadër të operacionit "The Wanted", shtetasin N. S., për ekstradimin e të cilit Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin.

ndricim sula

Sondazh

Poll