Politike

Rama: Departamentet e bujqësisë në bashki janë qesharake, janë për të bërë qoka dhe nuk merren me njerëzit e fshatit

Rama u shpreh se ndonëse reforma territoriale ka shkrirë komunat me bashkitë, ka ngelur ende mentaliteti që komuna duhet të merret me punët e fshatit.

11 Korrik 2025, 10:44 Nga r.ll
Rama: Departamentet e bujqësisë në bashki janë qesharake,
edi rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama është shprehur në takimin me kryebashkiakët në Durrës është shprehur se bashkitë vijojnë të marrin fonde nga buxheti dhe investime, ndërsa ende nuk ka asnjë ndërmarrje fitimprurëse. Rama u shpreh se ndonëse reforma territoriale ka shkrirë komunat me bashkitë, ka ngelur ende mentaliteti që komuna duhet të merret me punët e fshatit. Ai kritikoi ashpër departamentet e bujqësisë në bashkitë e vendit ku tha se janë qesharake dhe shtoi se janë "për të bërë qoka" në vend që të merren me njerëzit e fshatit. 

"Një problem tjetër është qasja filozofike, lekë nga buxheti, rroga dhe investime ndërkohë që ende nuk po ndërtohen ndërmarrje fitimprurëse në bashki. Ka disa tentativa minimale, por shumë të pamjaftueshme. Por, me reformat territoriale nuk kemi më bashki dhe komuna, por kemi bashki që merren me të dyja. Akoma mentaliteti është që komuna merret me punët komunale, por me jetën e fshatit, toka fshati, përpunimi, eksporti, këto janë në dorë të atyre që punojnë tokën dhe Ministrisë së Bujqësisë, por ndërkohë nëse shkoni në vendet e tjera do të shikoni që bashkitë janë pjesë e jetës së fshatit.

Sot kemi një instrument më domethënës se sa kemi pasur deri dje, kredia e bankës, ku bashkitë duhet të jenë forcë udhëheqëse, bashkitë duhet që të bëjnë bashkë fermerët. Sigurisht që duke qenë bashkitë pjesë, bëhet shumë më e thjeshtë për bankat që të mbështesin fermerët për këtë kredi të butë dhe për pjesën e financimit, pas kësaj edhe qeveria e ka më të lehtë. Kush do ia bëjë më të lehtë fermerëve në fshat, procesin për të marrë kredi, se tokën dinë ta punojnë vetë ata, por para ekstra që të fusin për të mos e lënë, thjesht e vetëm merr e shit, por më shumë se kaq. Departamentet e bujqësisë në bashki janë qesharake, komike, për të bërë qoka, nuk merrem me njerëzit e fshatit për respekt. Duhet të bëhet një angazhim shumë i madh në këtë.", u shpreh Rama. 

edi rama ne durres

Sondazh

Poll