Politike

"Përfytyroni një zyre drejtori Ujësjellësi me 30 këshilltare!" Rama: Nuk ka zyra ime as çerekun! Duhet një operator kombëtar që adreson në mënyrë jo politike

Ai tha se duhet një operator kombëtar i Shpërndarjes së Ujit që adreson në mënyrë jo politike.

11 Korrik 2025, 10:37 Nga M.B
"Përfytyroni një zyre drejtori Ujësjellësi me 30
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën gjatë takimit të thirrur sot në Durrës me Kryetarët e Bashkive ku tha për ujësjellësun duhet një reformë. Ai ironizoi edhe numrin e këshilltarëve në zyrat e këtyre institucioneve. Ai tha se duhet një operator kombëtar i Shpërndarjes së Ujit që adreson në mënyrë jo politike.

"Duke ardhur te uji, edhe këtu kemi nevojë për një reformë kemi filluar një punë paraprake. Të gjitha llojet e eksperiencave, na nxjerrin në konkluzionin që është koha që te kemi një Operatori të Shpërndarjes së Ujit, siç kemi atë të shpërndarjes së energjisë. Operator kombëtar që të adresojë në mënyrë jo politike.

Mund ta përfytyroni ju një zyre drejtori të një Ujësjellësi me 30 këshilltare, staf ku di unë. Nuk ka zyra ime as çerekun, zyrat tuaja, e përfytyroni ju një drejtoj UKT-je më 30 veta në zyre, kjo ishte zyra e Tiranës. Shqipëria nuk e ka luksin të pres të konsolidohen ujësjellësi të funksionojë si ndërmarrje, me bashki që arrijnë deri në absurditet si ajo e Vlorës që financon me dhjetëra mijëra euro një televizion privat, nuk e di me çfarë arsyeje", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll