Politike

Rama mbledh kryetarët e bashkive në Durrës: Dobësia e pushtetit vendor doli në pah nga sezoni turistik

Rama e nisi fjalën e tij duke thënë se 83 mandatet e fituara më 11 maj janë një rekord historik për një forcë politike, ndërsa shtoi se të ngarkojnë barrë më të madhe përgjegjësie.

11 Korrik 2025, 10:05 Nga DOSJA
Rama mbledh kryetarët e bashkive në Durrës: Dobësia e
edi rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim më kryetarët e bashkive në Durrës. Rama e nisi fjalën e tij duke thënë se 83 mandatet e fituara më 11 maj janë një rekord historik për një forcë politike, ndërsa shtoi se të ngarkojnë barrë më të madhe përgjegjësie.

Ai vijoi më tej me problematikat që karakterizojnë sipas tij qytetet e mëdha, ku tha se dobësitë e pushtetit vendor dolën në pah me nisjen e sezonit turistik. 

"Jemi këtu sepse jo shumë kohë më parë, kemi marrë 83 mandate. Një rekord historik për një forcë politike që na ngarkojn më barrë shumë më të madhe se ajo që kishim. Janë një kredi besimi të madh. Janë një test i karakterit tonë. Para se të fillojmë më pikat e temave të ditës së sotme, dua të bëj një adresim të problematikave që karakterizojnë sot qytetetet e mëdha dhe ato në një ngarkesë të fluksit turistik. Dobësia e pushtetit vendor ka dalë në pah nga një ndryshim i madh i mënyrës së funksionimit të vendit. Për shkak të faktit se vendi tani nuk mban vetëm banorët e vet por dhe turistët.", tha Rama. 

edi rama ne durres

Sondazh

Poll