Politike

U lirua nga burgu disa ditë më parë, Salianji: Mezi pres përballjen me regjimin në Gjykatën e Strasburgut

Salianji deklaroi se është në pritje të zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë, për të vazhduar në Gjykatë Kushtetuese.

11 Korrik 2025, 09:40 Nga M.B
U lirua nga burgu disa ditë më parë, Salianji: Mezi pres
Ervin Salianji

TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për mediat pas paraqitjes së tij në Shërbimin e Provës. Salianji deklaroi se është në pritje të zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë, për të vazhduar në Gjykatë Kushtetuese. Gjithashtu ai tha se nëse Kushtetuesja nuk i jep zgjidhje, do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut. Për Shërbimin e Provës, Salianji tha se do të jetë përsëri edhe një herë tjetër brenda këtij muaji dhe pastaj në vijim ndërtohet një program.

"Jemi në kushtet e një regjimi, ku dënimi im politik dhe çdo ditë qëndri më burg konfirmon që për interesa politike dhe për çdo interes tjetër që bie ndesh me ato të vullnetit personal të Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me çdo formë, përdoren të gjitha institucionet dhe instrumentet ekstra politike për të krijuar klimë terrori.

Do të jem përsëri edhe një herë tjetër brenda këtij muaji, pastaj në vijim ndërtohet një program për shërbimin e provës. Përderisa është krijuar ky institucion, ndjek zbatimin vendimit të Gjykatës, jam në respekt të vendimit.

Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë për të vazhduar në Gjykatë Kushtetuese dhe nëse nuk do ketë aty zgjidhje, mezi pres përballjen me regjimin në Gjykatën e Strasburgut", tha Salianji.

ervin salianji

Sondazh

Poll